Kryeparlamentarja kerkon mbeshtetjen e Frances per integrimin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi takime pune në Senatin dhe Asamblenë Parlamentare të Francës, ku u prit nga nënkryetarja e Senatit francez Bariza Khiari dhe nënkryetarja e Parlamentit të Francës, Laurence Dumont, takime ku të pranishëm ishin edhe Kryetarët e grupeve të miqësisë mes dy vendeve.
E vetëdijshme se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli ende nuk janë votuar në Parlament nga opozita, Kryetarja e Kuvendit u kërkoi autoriteteve franceze të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ajo tha se për shkak të një vendimi të pasens, bllokues të Kryetarit të Partisë Socialiste, nuk duhet të dëmtohen shqiptarët dhe Shqipëria. Sipas saj, shqiptarët meritojnë t’i bashkohen familjes europiane sepse janë një popull me vokacion perëndimor, janë një popull europian, me rrënjë të thella në histori e që meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Në këto takime pune nënkryetarja e Parlamentit të Francës, Laurence Dumont ashtu si edhe nënkryetarja e Senatit francez Bariza Khiari personalitete politike me shumë influencë, shprehën mbështetjen e Francës për aspiratën integruese të Shqipërisë.
Zonja Jozefina Topalli falenderoi për ardhjen e delegacionit të Senatit francez në festimet e datës historike, 100 vjetorit të Pavarësisë, si shenjë shumë domethënëse e pranisë së Francës në momentet historike të gëzimit ashtu si edhe të vështirësive të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit i ftoi nënkryetaret Khiari dhe Dumount të vijnë në Shqipëri, ftesë që ato e pritën me shumë kënaqësi.