Nishani Shqiperia e orientuar ne marredheniet e fqinjesise se mire
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë në Samitin Rajonal të presidentëve të Malit të Zi Filip Vujanoviç, të Kosovës Atifete Jahjaga dhe të Maqedonisë George Ivanov. Kreu i shtetit shqiptar, në fjalën e tij theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Ai theksoi se Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e rajonit. Presidenti Nishani deklaroi se interesave kombëtare të Shqipërisë i shërbehet mirë në një mjedis rajonal paqësor, të stabilizuar, demokratik, ekonomikisht të zhvilluar. Gjithashtu, kreu i shtetit inkurajoi dialogun dhe përpjekjet institucionale, si të vetmet mekanizma për trajtimin dhe zgjidhjen e diferencave të brendshme dhe ndërmjet fqinjëve.
Gjatë këtij samiti, Presidenti i Republikës është takuar me Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, me të cilët evidentoi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Po ashtu, zoti Nishani është takuar edhe me homologun e tij maqedonas zotin Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, zotin Filip Vujanoviç.