Raporti TIA per korrupsionin reagojne forcat politike
Shqipëria renditet e 113 në raportin e publikuar nga transparency international për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Përfaqësuesit e disa partive politike reagojnë duke hedhur akuza ndaj njëri tjetrit.
Rama Akuza qeverisë për korrupsionin
I pari ishte kryesocialisti Rama, i cili akuzoi qeverinë, që Shqipëria renditet e 113.
"Shqipëria nuk mund të shkojë më poshtë. Shqipëria duhet të ringrihet dhe duhet të rilindë. Amaneti i themeluesve të shtetit shqiptar nuk mund të përdhoset ende më shumë me baltën e korrupsionit të kudondodhur qeveritar”- theksoi Rama.
Bogdani: Raporti i TIA, çifti Topi-Spahiu serviri shifrat
Për Partinë Demokratike reformat e qeverisë kanë qenë gur themeli në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që problem mbetet gjyqësori. Mazhoranca fajëson ish kreun e Këshillit të lartë të drejtësisë për korrupsionin në gjyqësor.
Në emër të mazhorancës deputeti demokrat Gerti Bogdani ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-presidentin Topi dhe ish-nënkryetarin e KLD-së Spahiu si servirës të shifrave që publikoi TIA në këtë raport.
“Për raportin e TIA çifti Topi-Spahiu serviri shifrat. Spahiu e ish padroni i tij në krye të shitën një karrige gjykatësi 200 mijë euro. Transparenca platforma politike e qeverisë, e cila është histori suksesi, duke u bërë model për vendet e tjera”, vuri në dukje Bogdani.
Në raportin e publikuar një vit më parë Shqipëria renditej e 95-ta.