E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Moore Zgjedhjet e 23 qershorit do te jene te lira e te ndershme

Kryeministri Berisha është takuar me Drejtorin për Cështjet e Evropës Qëndrore të Departamentit të Shtetit në SHBA zoti Jonathan Moore, i cili shoqërohej në takim nga Ambasadori i SHBA zoti Aleksandër Arvizu. Ndër të tjera, Zoti Moore përcolli vlerësimet për votimin e Shqipërisë mbi rezolutën për Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai gjithashtu ai shprehu keqardhjen që miratimi i tre ligjeve nuk pati mbështetjen e nevojshme në Parlament dhe inkurajoi vazhdimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Duke vlerësuar zhbllokimin e procesit politik dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar ndër të cilat Kodin Zgjedhor dhe ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet, kryeministri shprehu keqardhjen për vendimin e liderit të opozitës për bllokimin e paarsyeshëm te 3 ligjeve të kërkuara nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu kryeministri e siguroi zotin Moore se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu besimin se si qeveria edhe opozita kanë interes të përbashkët në arritjen e standardeve më të larta ndërkombëtare dhe ftoi që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të vëzhguesëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›