E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepeshkopi i Kantërberit: Të pasurit duhen detyruar që të ndihmojnë të varfrit

Kryepeshkopi i Kantërbërit në Angli, që zyrtarisht njihet si drejtuesi i kishës anglikane, ka sugjeruar sot që të pasurit dhe njerëzit e fuqishëm duhen detyruar me ligj që të kalojnë ca kohë çdo vit duke ndihmuar të varfrit dhe njerëzit në nevojë.

Rouan Uilliams tha se një rikthim në traditën mesjetare kur monarkët në mënyrë rituale u lanin këmbët të varfërve do të shërbente për tu kujtuar politikanëve dhe bankierëve se cili është qëllimi i pasurisë dhe pushtetit.

Ai tha se nuk ka asnjë problem që të bëhet një ligj që u kërkon politikanëve dhe pasanikëve të pastrojnë banjot e azileve, ose të shërbejnë në ndonjë jetimore disa orë gjatë vitit. Megjithatë ai pranoi se një gjë e tillë është një fantazi e bukur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›