Momentet e fundit të fotografit më të njohur në botë para se të vritej nga mortajat e Gadafit (FOTO)
Ai është shpallur katër herë fotografi më i mirë në botë dhe është nominuar edhe për çmimin OSCAR. Tim Hetherington ishte një nga profesionistët më të respektuar në botë. Por 41 vjeçar u vra në një sulm me mortaja nga trupat e Gadafit. Bashkë me të humbi jetën edhe gazetari amerikan Chris Hondros. Tani janë bërë publike fotot e momenteve të fundit të jetës së tij. Ai ndodhej në qytetin e Misratas, që është kthyer në një Stalingrad të Libisë. Tim po ndihmohej nga trupat rebele për tu ngjitur në një godinë pas të shtënave.



