Sallata fut në sherr deputetët e Bosnje- Hercegovinës
Në restorantin e parlamentit boshnjak, mungon diçka në meny. Ajo është sallata serbe. Fakti që kjo sallatë është hequr nga menyja, ka acaruar ndjeshëm deputetët serbë të Bosnjes. Ata thonë se nuk është koincidencë, por një akt hakmarrje nga boshnjakët. Drago Kalabiç, një deputet nga Republika Srpska, tha se kjo është një hile e Sarajevës. Sapo ne arritëm me shumë mundim të fusim mishin e derrit në meny, ata na hoqën sallatën serbe. Nuk do e tolerojmë një gjë të tillë, tha ai.
Restoranti nuk shërbente mish derri prej vitesh, por e ka futur në meny pas protestave të shumta.
Sallata serbe shërbehet kryesisht verës dhe përbëhet nga domate, kastraveca, djathë i grirë dhe një lloj piperi vendas.