E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja Ina Rama takon Avokatin e Popullit te Marokut

Tirane 25 tetor NOA - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama u takua sot me Avokatin e Popullit te Mbreterise se Marokut Moulay Mhamed Iraki i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone.

Avokati i Popullit te Marokut i cili gjate karrieres se tij ka qene edhe Prokuror i Mbretit shprehu vleresimin per punen e prokurorise shqiptare duke shtuar se vleresonte perkushtimin e Prokurores se Pergjithshme ne permbushjen e detyres se saj.

Me tej Avokati i Popullit te Mbreterise se Marokut duke bere nje pasqyre te sistemit te drejtesise ne Marok dhe te institucionit qe ai drejton shprehu deshiren dhe gatishmerine e tij per rritjen e metejshme te marredhenieve dhe bashkepunimit midis institucioneve te drejtesise marokene dhe asaj shqiptare.

Kryeprokurorja Ina Rama vleresoi marredheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve duke shprehur bindjen qe ato te forcohen edhe midis institucioneve te drejtesise.

Zonja Rama beri nje prezantin te punes duke nenvizuar se Prokuroria e Republikes se Shqiperise eshte nje institucion i pavarur sipas Kushtetutes se vendit dhe se gezon nje nga pavaresite me te pastra ligjore ne vendet e kontinentit.

Njeheresh kryeprokurorja Rama shtjelloi dhe prioritetet ne punen e Prokurorise se Pergjithshme duke evidentuar luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve.

Ne takim ishte i pranishem edhe Avokati i Popullit ne detyre Riza Poda.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32986-kryeprokurorja-ina-rama-takon-avokatin-e-popullit-te-marokuttitleKryeprokurorja Ina Rama takon Avokatin e Popullit te Marokuttheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›