E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit zbarkojne ne drejtorine e Policise se Durresit

Durres 25 tetor NOA - Ne kuader te diteve Dyer te Hapura te Policise nxenes te shkolles se mesme Naim Frasheri ne Durres kryen vizita ne mjediset e punes se drejtorise se Policise te tilla si laboratori kriminalistik salla operative zyra sherbimesh e ambjente te tjera.

Gjate vizites nxenesve iu dha mundesia te komunikojne me stafin e punonjesve te ketyre zyrave te njihen me misionin sherbimet e ofruara te njohin numrat e emergjences se Policise te njihen me misionin dhe strategjine e Policimit ne Komunitet me prioritetet e punes se strukturave te Policise Shtetit etj.

Ne nje takim te zhvilluar me specialiste te fushave te ndryshme si lufta kunder narkotikeve trafiqeve te paligjshme dhuna ne familje policimi ne komunitet Policia Rrugore nxenesve iu shpjeguan aspekte te ndryshme si dhe iu krijua mundesia e nje bashkebisedimi te lire me keta specialiste.

Ne fund nxenesit vizituan nje ekspozite me mjete e pajisje pune te sherbimeve te Policise.

Interesi i treguar nga nxenesit e shkollave te mesme per informacion mbi fenomene negative te shoqerise se sotme perforcoi idene e nje intensiteti me te larte te oreve te mesimit me pjesemarrje specialistesh te hetimit te krimit te ketyre fushave apo Policise Rrugore.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33001-nxenesit-zbarkojne-ne-drejtorine-e-policise-se-durresittitleNxenesit zbarkojne ne drejtorine e Policise se Durresittheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›