E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje kapet banda qe vidhte kompjutera dhe plazma

Dy muaj hetime i jane dashur policise dhe prokurorise se Lushnjes per te rene ne gjurmet e kater autoreve te cilet ne menyre te organizuar kryenin vjedhje. Sipas burimeve zyrtare te Komisariatit te Lushnjes dje paradite u jane vene prangat nen akuzen e vjedhjes se kryer ne bashkepunim shtetasve Fatjon elaj dhe Emiraldo Sinaj. Kurse per dy te shpallurit ne kerkim per arsye hetimi policia jep vetem inicialet te cilat jane A.N dhe P.S.


Sipas burimeve zyrtare te policise se Lushnjes mesohet se te kater te rinjte 23-vjecare prej kohesh kryenin vjedhje te shumta dhe zona e preferuar per ta ka qene qyteti edhe pse policia dyshon se te kater te rinjte kane kryer vjedhje edhe ne fshatra. Materialet e vjedhura kane qene kompjutera dhe televizore te tipit plazma.


Sipas grupit te hetimit ne njeren nga dyqanet e shitjes se elektroshtepiakeve te perdorua ne qytetin e Lushnjes policia ka gjetur disa nga kompjuterat dhe televizoret e vjedhur.


Deshmia e pronarit ka zbuluar edhe autoret e vjedhjeve dhe i pari ne pranga ka rene Fation ela i cili ka nxjerre edhe bashkepunetoret. Gjate marrjes ne pyetje nga ana e grupit hetimor ka dale se banda e hajduteve kishte kryer dy muajt e fundit 7 vjedhje nderkohe qe po hetohet edhe per vjedhje te tjera.


Banda e te rinjve ka vjedhur 35 kompjutera dhe nje numer te konsiderueshem televizoresh plazma kryesisht ne pikat e internetit dhe pikat e shitjes se televizoreve qe ndodhen brenda qytetit.

Muajt e fundit vjedhjet jane kthyer ne shqetesim per zonen. Vetem dy jave me pare policia e Lushnjes shpartalloi nje tjeter bande ate te benzave.

Librazhd arrestohen adoleshentet bastisen dyqane e lokale


LIBRAZHD-Tre adoleshente ne moshe ende te mitur dyshohet se jane autoret e nje sere vjedhjesh te regjistruara ne Librazhd dhe Elbasan. Burime te policise se Elbasanit bejne te ditur se jane arrestuar 17- vjecaret me inicialet HG A.B dhe 15- vjecari me iniciale K.M qe te gjithe me banim ne Librazhd pasi akuzohen se ne periudha te ndryshme kohore kane vjedhur dyqane dhe lokale ne Librazhd dhe Elbasan duke marre nga aty para dhe materiale te tjera me vlere.


Mesohet se te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin arrinin te futeshin ne ambientet e shenjestruara duke realizuar vjedhjet me pas ndanin shumat dhe sendet me vlere.


Policia eshte vene ne ndjekje te tyre dhe pasi jane grumbulluar te dhena te mjaftueshme eshte bere edhe arrestimi i te miturve. Hetimet jane ne vazhdim per dokumentimin e veprave penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›