E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikonin pasaporta dhe viza Shengen 10 ne pranga

Policia zbulon bazat e falsifikimit ne Tirane mes te ndaluarve edhe topografe


TIRAN- Zyra e Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ne bashkepunim me Njesine e Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit arrestuan dje gjate nje aksioni 10 persona nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve zyrtare.


Operacioni i koduar Karteli u krye diten e djeshme prane 21 Dhjetorit ne rrugen Kongresi i Lushnjes jo shume larg nje hoteli luksoz ne kryeqytet. Gjate ketij operacioni u arrestuan ne flagrance Keldi Beshi 40 vjec dhe Artur Demi 39 vjec te dy banues ne Tirane si dhe te proceduar me pare per vepren penale te Falsifikimit te dokumenteve.


Nderkohe jane ekzekutuar urdhrat e ndalimit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per keta persona Qazim Hyska 50 vjec Ylli Brahimi 40 vjec Ismail Gerbi 47 vjec Myslym Hysko 46 vjec Manol Papadhimitro 43 vjec Fraklin Frekollari 45 vjec Adrian Haxhia 38 vjec dhe Mehmet Sula te gjithe te arrestuarit banues ne Tirane.


Keldi Beshi sipas burimeve te Zyres te Antikrimit Ekonimik u arrestua ne flagrance gjate momentit qe ai po priste te kryente shkembimin e dokumenteve te falsifikuara me shumen qe i kishte kerkuar personit me te cilin do kryente kete shkembim. Te gjithe te arrestuarit kishin vite qe falsifikonin dhe prodhonin dokumente te ndryshme zyrtare si dhe disa prej tyre ishin me profesion topografe.


Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj dje gjate deklarates per shtyp tha se eshte vertetuar me prova te mjaftueshme se keta persona ne bashkepunim me njeri- tjetrin prodhonin dokumente te falsifikuara te cilat me pas i shisnin ne shumat e parave qe varionin nga 100 euro deri ne 700 mije leke si dhe ndihmonin persona te ndryshem per kalim te paligjshem te kufirit.


Gjithashtu gjate nje kontrolli te ushtruar ne 20 banesa dhe ambiente te ndryshme ne qytetin e Tiranes ku pas kontrollit te banesave ne pronesi te 10 personave jane zbuluar 5 baza falsifikimi si dhe jane sekuestruar nen cilesine e provave materiale 6 njesi qendrore 1 prese per prodhim vulash 6 skanera per prodhim dokumentesh 8 viza Shengen 250 patenta kombetare e nderkombetare 2000 sonxhorno te paplotesuara 5 usb me programe per prodhim dokumentesh te falsifikuara dhe 2 pasaporta te falsifikuara.


Tre nga bazat me te fuqishme te falsifikimit te dokumenteve zyrtare jane ajo e 21 Dhjetorit ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Kombinat si dhe nje tjeter mbrapa Piazes baze kjo ne te cilen beheshin korrigjimet e afateve te skadencave per dokumente te ndryshme. Sipas burimeve zyrtare 7 prej personave te arrestuar kane qene te denuar me pare per te njejten veper penale ate te Falsifikimit te dokumentave.


Ne ngarkim te tyre u perpiluan materialet hetimore dhe proceduriale te cilat do ti kalojne per kompetence organit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Falsifikimit te dokumenteve Falsifikimit leternjoftimeve vizave apo pasaportave Falsifikimi i vulave stampave apo formulareve Dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe Prodhim i mjeteve per falsifikim te dokumenteve.


Te ndaluarit


Keldi Hysen Beshi 40 vjec banues ne Tirane
Artur Lutfi Demi 39 vjec banues ne Tirane
Qazim Muco Hyska 50 vjec banues ne Tirane
Ylli Riza Brahimi 40 vjec banues ne Tirane
Ismail Shefqet Gerbi 47 vjec banues ne Tirane
Myslym Muco Hysko 46 vjec banues ne Tirane
Manol Argjir Papadhimitro 43 vjec banues ne Tirane.
Fraklin Adem Frekollari 45 vjec banues ne Tirane
Adrian Fadil Haxhia 38 vjec banues ne Tirane.
Mehmet Shima Sula 48 vjec banues ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›