E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti feston 92-vjetorin Basha Prioriteti yne Tirana europiane

Jonida Tashi

Plot 92 vjet nga shpallja si kryeqyteti i Shqiperise Tirana ka festuar per here te pare nje pervjetor te saj. Me nje dokumentar me pamje nga Tirana e vitit 1914 ka nisur kremtimi i 92-vjetorit te shpalljes se Tiranes kryeqytet i Shqiperise ne nje ceremoni te organizuar nga Bashkia e Tiranes ku moren pjese politikane historiane perfaqesues te trupit diplomatik ne vendin tone perfaqesues te familjeve autoktone tiranase drejtues te komuniteteve fetare e te tjere etj. 92 vjet me pare qeveria e sapokrijuar e Sulejman Delvines zgjedh si kryeqytet te Shqiperise Tiranen. Anetaret e Keshillit te Larte se bashku me pjesetaret e qeverise dhe Keshillit Kombetar hyne ne Tirane duke filluar keshtu jeten e Tiranes si kryeqytet me 11 Shkurt 1920. Ne perkujtim te kesaj date historike dhe ne jubileun e 100-te te Pavaresise se Shqiperise Bashkia e Tiranes me mbeshtetjen e Muzeut Historik Kombetar organizuan dje konferencen historike me teme Tirana ne 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise. Ne kete konference u evidentua kontributi i Tiranes dhe figurave te saj ne kete ngjarje kombetare. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se krahas kujtimit te kesaj date historike per Tiranen dhe nderimit te vepres atdhetare te familjeve te shquara dhe patriotike te Tiranes eshte momenti per te filluar projektimin e Tiranes Europiane Jemi mbledhur sot ketu per te kremtuar 92-vjetorin e shpalljes se Tiranes kryeqytet. Ky eshte nje moment per tu ndalur kujtuar se cfare ka ndodhur 92 vjet me pare dhe per tu perulur me nderim respekt dhe mirenjohje para vepres atdhetare te familjeve te shquara dhe patriote te Tiranes Toptaneve Gjinaleve Kalliu Beshiri Petrela Bakiu Turdiu Jarani Preza Llagami Fortuzi Dalliu Myderizi Mara Ndroqi Hallulli Kellici Karapici Stermasi Begeja e shume te tjere por eshte po keshtu momenti per te filluar projektimin e Tiranes europine si nje kryeqender te denje te shqiptareve. Basha shprehu angazhimin per ta bere Tiranen qytetin me mikprites te shqiptareve shpresen e qytetareve te saj qytetin e shanseve dhe mundesive me te medha per te gjithe. Qe nga 1913-ta Tirana u shnderrua ne qytetin me mikprites te shqiptareve. Per dekada me radhe Tirana ishte qytet i shpreses per cdo shqiptar por sot detyra jone eshte qe ta bejme Tiranen shpresen e qytetareve te saj qofshin autoktone apo te ardhur banore te perhershem apo te perkohshem ta bejme ate qytetin e shanseve dhe mundesive me te medha per te gjithe. Tirana europiane eshte prioriteti yne dhe nuk mund te kete destinacion tjeter per kryeqytetin tone. Tirana ka nje mision dhe une jam i lumtur qe ne te gjithe jemi pjese e tij. Misioni eshte Tirana europiane per banoret e saj dhe gjithe shqiptaret 8211 u shpreh Basha. Ne konference eshte kumtuar historia e qytetit qe nga fillesat ne paleolitin e vone e deri ne shpalljen e saj kryeqytet i Shqiperise me zhvillimin e dinamiken e saj ekonomike urbanistike sociale e kulturore. Referues ne kete konference ishin studiuesit dhe historiane si Neritan Ceka Nevila Nika Valentina Duka Ilira aushi. Konferenca u shoqerua nga shfaqja e filmit te marre nga arkivi me Tiranen e viteve 1914-1935 foto historike nga ekspozita Tirana nga fototeka Marubi.

Aktivitetet kane vijuar deri ne darke nderkohe qe ne oren 20.00 te mbremjes se djeshme Bashkia e Tiranes ka hedhur qindra fishekzjarre ne sheshin Skenderbej duke krijuar keshtu nje atmosfere festive per Tiranen. Pavaresisht temperaturave te uleta qindra banore kryeqytetas por edhe kalimtare te rastit i jane bashkuar me entuziazem ceremonise se fishekzjarreve. Per ti dhene rendesine qe meriton 11 shkurtit kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha do ti propozoje Keshillit Bashkiak qe kjo te jete dita e qytetit.

Berisha shte qyteti i pare qe permbysi diktaturen

Kryeministri merr pjese ne ceremonine e organizuar nga Bashkia e Tiranes per 92-vjetorin e Tiranes si kryeqytet. Berisha vlereson punen e Bashes per frymen qe i ka kthyer Tiranes

Tirana eshte epiqendra politike e shqiptareve eshte zemra dhe truri i kombit por mbi te gjitha eshte endrra e shqiptareve. Keshtu u shpreh kryeministri i vendit Sali Berisha ne ceremonine e 92-vjetorit te shpalljes se Tiranes kryeqytet. Kryeministri shprehu kenaqesine qe pershendeste qytetaret e Tiranes dhe cdo shqiptar ne diten e lindjes se kryeqytetit te vendit te cilen e cilesoi si nje nga datat me te medha te historise se perpjekjeve per ndertimin e shtetit si dhe te perpjekjeve per liri dhe dinjitet kombetar.

Perzgjedhja e Tiranes per kryeqytet te kombit ishte nje nga aktet me madhore ne perpjekjet e shqiptareve per te ndertuar te ardhmen e tyre si nje komb i lire. 92 vjet me pare Sulejman Delvina Ahmet Zogu dhe anetare te tjere te kabinetit te zgjedhur ne Kongresin e Lushnjes kreu kolektiv i shtetit Imzot Luigj Bumci Abdi Toptani Aqif Pashe Elbasani Mihal Turtulli moren nje nga vendimet me te mencura ne tere historine tone vendimin per ta bere Tiranen kryeqytetin e Shqiperise kryeqytetin e shqiptareve. Cilido qe lexon Sami Frasherin do te gjeje se ky profet tokesor i shqiptareve ne pershkrimin e kryeqytetit te kombit te tij kishte parashikuar nje kryeqytet i cili ne te gjitha trojet e vendit nuk mund te ishte tjeter pervecse Tirana per pamjen per rruget per te gjitha karakteristikat 8211 tha Kryeministri.

Ndersa ka vleresuar punen e kryetarit te Bashkise Lulezim Basha dhe ekipin e tij per frymen qe i ka kthyer Tiranes Kryeministri theksoi se Tirana para se gjithash dhe mbi te gjitha ishte kryeqyteti politik i shqiptareve dhe i udheheqjes se levizjeve te medha politike te kombit. Tirana eshte epiqendra politike e shqiptareve eshte zemra dhe truri i kombit por mbi te gjitha Tirana eshte endrra e shqiptareve endrra me e bukur e tyre ndaj dhe zoti kryetar duhet tju pergezoj per frymen qytetare qe keni rikthyer me te gjithe ekipin tuaj ne nje kohe te shkurter ne kete qytet te mrekullueshem i cili para se gjithash dhe mbi te gjitha kerkon tju frymezoje ju te na frymezoje ne te frymezoje gjithe politikanet drejtuesit me virtytet e shpirtit dhe zemres se saj 8211 u shpreh Kryeministri.

Duke iu drejtuar kryebashkiakut Basha Berisha tha se Tirana pret vazhdimin e veprave te medha qe i dhane qytetit drejtimin e saj perendimor dhe e projektuan si epiqendren perendimore te Shqiperise dhe shqiptareve.

Berisha theksoi se Tirana ra ne kthetrat e nje grupi e nje bande barbare e cila u perqendrua ne Bllok dhe nuk u integrua dot ne qytetin e Tiranes por shtoi se vertet nga bunkeri u projektuan te gjitha planet veprimet e katastrofave barbare per shqiptaret por ne rastin me te pare Tirana i dha pergjigje dhe e permbysi diktatorin ne rruge dhe rrugicat e saj. Tirana ra ne kthetrat e nje grupi e nje bande barbare e cila u perqendrua ne Bllok dhe su integrua dot kurre ne qytetin e Tiranes ndertoi bunkerin e vet por nuk penetroi dot kurre ne rruget rrugicat ne mendjen dhe zemren e qytetareve te Tiranes. Vertet nga bunkeri projektoi te gjitha planet dhe veprimet katastrofale barbare per shqiptaret por ne rastin me te pare Tirana u dha pergjigjen e merituar pasi do te ishte qyteti qe do te permbyste diktatorin do te udhehiqte Shqiperine do te themelonte partine e pare opozitare do te permbyste diktatorin ne rruget dhe rrugicat e saj do te shnderrohej serish ne nje udheheqje te progresit ne nje promotor te madh te udheheqjes dhe zhvillimit 8211 u shpreh gjate fjales se tij kreu i qeverise. Ne perfundim ai tha se ne keto vite perpjekjet kane qene te medha nder te cilat ai vecoi se sot e festojme 92-vjetorin e lindjes se kryeqytetit si nje vend anetar i NATO-s.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›