E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka shtrenguese ndaj kredive

Duket se epoka kur bankat e nivelit të dytë në vendin tonë ishin liberale në dhënien e kredive ka përfunduar. Që nga vitit 2009, sistemi bankar shqiptar bëri një rivizionim të shpejtë të planeve të tij të biznesit, duke aplikuar shtrëngimin e standardeve. Sipas nëndrejtoreshës së departamentit të Politkës Monetare, Hilda Shijaku, bankat janë duke u treguar përzgjedhëse në përdorimin e fondeve të tyre. Ajo thotë gjendja e likuiditetit në banka është optimale.
Lidhur me nivelin e depozitave, zonja Shijaku thekson se niveli i tyre për vitin e shkuar u rrit me 12.7 për qind. Sipas saj, depozitat në valutë janë rritur me ritme më të ngadalta, për shkak të fluksit më të ulët të qarkullimit të monedhave të huaja, por edhe për shkak të pasigurive në Eurozonë.
Për sa i përket kredive të këqia nëndrejtorja e departamentit të politikës monetare, nuk i konsideron ato si një kërcënim serioz për sistemin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›