E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i Frasherit Si u be Tirana kryeqytet

Prof. dr. Kristo Frasheri

Historiani i njohur Prof. dr. Kristo Frasheri ne 92-vjetorin e shpalljes se Tiranes kryeqytet ka treguar ne nje rrefim te vecante qe nis me historine dhe perjetimin e tij personal sesi u be Tirana kryeqytet.

Une nuk kam lindur ne Tirane kam ardhur ne Tirane kur isha 7 vjec para 85 viteve me 1927.  Ne ate kohe Tirana kishte vetem puse ujesjelles nuk kishte. Thoshin ne ate kohe pleq te thjeshte tiranas qe thoshin Tirone qe po pive 40 kova uje je bere tiranas. Une kam pire jo 40 por kam pire nja 4000 kova uje keshtu qe une e ndiej veten tiranas. E bej kete per te thene se e ndiej veten krenar qe jam tiranas dhe ia kushtoj kete dashuri punes qe bera per historine e Tiranes. Tirana ka qene nje qytet i qete qytet i dashur me njerezit qe e vizitonin qytet i thjeshte qytet me nje sistem urbanistik te krijuar nga shekujt dhe pikerisht te ky sistem urbanistik i Tiranes une mora fillin sesi eshte origjina e qytetit.

Tirana nuk eshte nga ato qytete qe krijohen nga pozitat strategjike apo nga ato qytete qe krijohen nga pozita e trafikut ekonomike. Tirana nuk eshte si gjithe ato qytete qe i kane krijuar njerez te shquar Tirana eshte qytet qe e krijoi treva ku eshte. shte nje treve shume interesante. Tirana bregdetare eshte kryqezim rrugesh nga Dalmacia nga Shkodra Ulqini Lezha per te shkuar ne Lindje duhej kaluar njehere nga Tirana Qafe-Krrabe dhe ne Elbasan rrugen Egnatia e shkonin drejt e ne Manastir Selanik Stamboll e me tutje. Kjo ishte rruga veriore ishin dy rruge te tjera pastaj horizontale njera nisej nga Durresi bregdeti qyteti bregdetar vinte ne Tirane dhe kalonte ne rrugen e Shen Gjergjit e lidhte Malesine me detin. Qe nje rruge tjeter qe nisej nga Kavaja qe ishte nje qytet tregtar po aq i lulezuar sa edhe Durresi e vinte nga Kavaja e shkonte neper Ndroq tek Ure e Beshirit ne Tirane e hynte ne Rrugen e Dibres e ne Qafen e Tujanit Qafe te Murizes ne Mat ne Diber ne Maqedoni. Po ti shikosh ne harte keto tre rruge kryesore te shikosh ato takohen ne Tirane ne sheshin Skenderbej prandaj Tirana lindi si qytet kur u gjallerua krahina treva dhe treva u gjallerua kur u krijuar stabiliteti.

Dy here eshte krijuar stabiliteti ne kete zone nje here ne antikitetin e vone atehere shikoje Tiranen si gje qe del me nje kala qe eshte zbuluar atje ku eshte prane Akademise dhe rruga Murat Toptani pastaj erdhen dyndjet barbare u zhduk Tirana pastaj erdhen perseri turqit u vendos stabiliteti dhe ne shekullin e 17-te Tirana u ringjall perseri se e ringjalli treva. Prandaj kjo vije keto rruge jane edhe sot pak te deformuara rruga e Shkodres quhej qemoti sot eshte rruga Mine Peza Rruga e Durresit e ka ruajtur emrin Rruga e Kavajes e ka ruajtur emrin Rruga e Dibres po ashtu Rruga e Elbasanit po ashtu Rruga e Shen Gjegjit ajo eshte rruga qe vazhdon edhe sot e kesaj dite me gjithe dredhat qe ka vazhdon te lidhe Malesine.

Me 1912 Tirana ishte qytet por ishte vetem nenprefekture varej nga Prefektura e Durresit e cila kishte 3 mije banore kurse Tirana kishte 12 mije banore dhe prape varej nga nje Prefekture qe ishte shume me e vogel. Kur u be kryeqytet Tirana me 1920 Tirana ishte qytet ne kuptimin ballkanik te fjales ishte qytet sepse nuk merrej me bujqesi me bujqesi merren fshatrat apo qytezat qe jane ende fshatra merrej me zejtari dhe me tregti edhe me kopshtari se kopshtaria ishte pjese e pandare e jetes qytetare.

Tirana ne Kongresin e Lushnjes nuk ishte nga ato qe u vendos menjehere te behej kryeqytet i Shqiperise. Problemi ka qene i tille qe kryeqyteti i Shqiperise ne ate kohe ishte Durresi dhe ligjerisht ishte Durresi dhe me statut ishte Durresi por Durresin e kishin pushtuar italianet dhe ushtrite italiane lajmeruan qeverine qe u formua ne Lushnje po te afrohen ne Lushnje i pret mitralozi. Dhe keta nuk deshen gjakderdhje dhe vendosen ku te vene perkohesisht si kryeqytet sa te liroheshe Durresi. U hapen biseda jo do vene ne Shkoder jo ne Kruje jo ne Elbasan jo ne Vlore pika te forta kishte Vlora se Vlora ishte kryeqyteti i pare i Shqiperise por Vlora thoshin ishte shume larg Shqiperise veriore shume larg Kosoves shume larg Maqedonise thane Shkodra por Shkodra ishte shume afer Malit te Zi ishte nje qytet me shume banesa qyteti me i madh i Shqiperise por u vendos Tirana. Tirana u vendos se kur u pyet atje Po Tirana ka banesa 8211 e pyeten Abdi Toptanin a ka banesa per zyra do veje Kryeministria do veje Parlamenti do veje qeveria ministria legatat zyra gjykata a ka ndertesa Dhe tiranasit u pergjigjen Ka dhe po te jete nevoja ia krijojme dhe u vendosen ne Tirane perkohesisht. Tirana i mirepriti fotografia e hyrjes se organeve qeveritare shqiptare ne Tirane ekziston fotografia kur hyne kreret e shtetit dhe u vendosen ne Tirane u sistemua Tirana dhe kur u lirua Durresi nga ushtrite nuk deshen te shkonin me. Ketu qenka mire ne mes te Shqiperise me lidhje gjithandej me keto rruge qe lidhin rruget e Tiranes rruget e lidhin Tiranen me gjithe viset e Shqiperise keshtu qe Tirane u be kryeqytet megjithese me statut eshte vendosur kryeqytet me 1925 sidoqofte Tirana e meritoi te ishte kryeqytet i Shqiperise per historine e saj te mevonshme. Ajo po e mbyll edhe njehere kur erdhem ne me 1927 ne Tirane Tirana ishte akoma nje qytet sic i thoshin me balte nuk kishte rruge te shtruara nuk kishte ujesjelles nuk kishte korrent elektrik por pastaj u zhvillua eci perpara u pajis me mjete moderne dhe lulezoi me hapa sic po lulezon sot me hapa te papare ndaj ne kete rast une pershendes te gjithe banoret e Tiranes qe kane qene kaq te ngrohte dhe dashamires ndaj vellezerve te tyre shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›