E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurences kontroll mbi tregun e sigurimeve

Autoriteti i Konkurrencës pritet që në ditët e ardhshme të vendosë për të ndërmarrë një hetim paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike. Autoriteti është duke mbledhur informacione në lidhje këtë treg. Për Autoritetin e Konkurrencës nuk është hera e parë që vëzhgon tregun e sigurimeve. Në kohën kur çmimet për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike vendoseshin me miratimin e Ministrisë së Financave, Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se kjo ishte në kundërshtim me konkurrencën e lirë në treg. Por me liberalizimin e tregut, Autoriteti i Konkurrencës përballet me fakte të tjera e; me një ulje të menjëhershme të tarifave dhe vetëm pas disa muajsh me rritje të beftë të tyre. Që prej fillimit të shkurtiti çmimet vjeotre të siguracionit të makinave thuajse janë dyfishuar në krahasim me çmimet e mëparshme.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranoi se ishte ndërhyrja e këtij institucioni që detyroi kompanitë e sigurimit që të rrisin tarifat vjetore për sigurimin e automjeteve, por jo I përcaktimit të çmimeve aktuale të rritura. Duket se me çmimet e ulëta, kompanitë nuk mund të mbulonin shpenzimet për dëmet, shpenzimet administrative dhe nuk mund të krijonin rezervat e detyrueshme teknike. Sipas një sqarimi zyrtar, AMF thekson se tarifat e aplikuara ishin nën primin e rrezikut, që do të thotë se produktit shitej nën kosto dhe nuk krijohej fondi i duhur për të kompensuar dëmet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›