Kryeqyteti feston Diten e Flamurit

Në Ditën e Pavarësisë, që në orët e para të ditës, bulevardi i madh "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet është tejmbushur me qindra qytetarë, të cilët kanë mbajtur në duar flamuj kuq e zi.
Të gjithë shqiptarët kanë festuar sot 99-vjetorin e pavarësisë, ditën kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali dhe burrat e tjerë të kombit, ngritën flamurin kombëtar në qytetin e Vlorës duke shpallur në këtë mënyrë mëvetësinë e Shqipërisë pas 5 shekujsh robëri. Përvec rrugëve, flamuj kombëtarë janë valëvitur dhe në ballkonet e pallateve.
Në Ditën e Pavarësisë, simbolet kombëtare dhe produktet shqiptare kanë qenë blerjet më të preferuara për qytetarët
Me qytetarët është bashkuar dhe Festa e PavarësisëPavarësia, Prishtina vishet kuq e zi Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë Të ndarë për festat kryeministri Sali Berisha e bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha të shoqëruar nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Kryeministri ka preferuar të blejë prodhime artizanale, në të cilat janë fiksuar simbolet kombëtare, një shall, orendi zbukurimi por edhe verë, prodhim i kantinës së verës në Durrës.
Dhe urimi i tij drejtuar shqiptarëve ka qenë pikërisht ky, të promovojmë vlerat kombëtare, "Të blejmë Shqip".
Gjatë ditës së sotme, kryetari i bashkisë ka nderuar veprën e Adem Jasharit duke vendosur kurora me lule tek busti i tij. Më pas ai ka ndjekur për pak minuta shfaqjen teatrale për fëmijë vënë në skenë nga teatri i metropolit.
Në këndin e fotografisë para Galerisë së Arteve, dhjetëra qytetarë kanë bërë fotografi me personazhet historikë të 28 Nëntorit, Ismail Qemali,Isa Boletini,Luigj Gurakuqi, Marigoja e Murat Toptani, të inskenuar nga aktorë të Teatrit.Atmosfera festive për festat e nëntorit do të kulmojë në mbrëmje me një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë
Topi në Vlorë: Nderim për Atin e Kombit, Ismail Qemalin
Të ndarë për festat
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Aksidentet rrugore, dy viktima