E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryesia e Alibeajt nxjerr emrin/ Ja kandidati për Tiranën

Drejtuesi politik i Gjirokastrës Roland Bejko do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës.

Bejko ka marrë voten e shumicës së anëtarëve të Kryesisë përballë kandidaturës së Jonila Godoles.

Vendimi është shoqëruar me debate pasi kundër nxjerrjes së kandidatit për Bashkine e Tiranës kanë qenë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e Dhurata Çupi.

Mësohet se një prej figurave të rëndësishme të PD, Jorida Tabaku ka dalë kundër nxjerrjes së kandidatëve për Tiranën por edhe bashkitë e tjera.

“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan!

Përçarja e partisë në bazë është shumë e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte!

Më duhet të mendojmë për emrin e PD e për logon e PD e duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike“- ka deklaruar në mbledhje Jorida Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›