PS ne proteste Duam materialet
Slogani i ri i protestave eshte Saliu deshtoi transparence. Kreu socialist Edi Rama gjate fjales se tij nenvizoi bindjen e opozites per te vazhduar betejen per ate qe socialistet e quajne Lufte kunder korrupsionit keqqeverisjes varferise dhe krizes totale. Jemi ketu per kauzen tone. Berisha duhet te largohet nuk ka pelqimin e popullit po qeveris me vota te vjedhura u shpreh Rama ne sheshin midis Bashkise dhe Prefektures se Elbasanit. Ne protesten e djeshme ishin te pranishem deputetet e qarkut te Elbasanit por dhe disa nga kreret e partive opozitare si Spartak Ngjela dhe Vangjel Dule por dhe kreu i Shoqates se Ish-te Perndjekurve Politike Kurt Kola. Deputetja e qarkut te Elbasanit Valentina Leskaj ne fjalen e saj kerkoi largimin e Berishes nga pushteti pasi sic tha ajo nen pushtetin e tij vendi po degradon. Ndersa permendi problemet thelbesore me te cilat sipas tij po perballen sot shqiptaret kryesocialisti u shpreh se kryeministri ka marre peng demokracine dhe po mbyt ekonomine e vendit. Berisha po mban peng kutite e materialeve zgjedhore. Po mban peng gjykimin e popullit qe e ka denuar me vote. Po mban peng ekonomine e vendit dhe po rrit cmimin e energjise. Sherbimi shendetesor eshte pese here me i shtrenjte ndersa Berisha flet per rritje pagash u shpreh Rama. Sipas Rames Sali Berisha kerkon te mbylle nje here e mire jo kutite e zgjedhjeve te shkuara por kutite e te zgjedhurve te mbylle lirine dhe te drejten e ketij populli dhe te beje ate qe ne nuk do ta lejojme te beje te vendose popullin shqiptar ne varesi te qeverise nderkohe qe ne do ta vendosim qeverine ne varesi te popullit. Ne jemi ketu dhe jemi ne kete rruge te perbashket me te gjithe ata qe jane ne opozite me te keqen me pushtetin e vjedhur me pushtetin e korrupsionit me pushtetin e mbledhur ne nje oborri ministrash e familjaresh qe po thith e tjeterson te gjitha pasurite e vendit qe po mbyll te gjitha rruget e zhvillimit te vendit qe ka marre peng demokracine dhe vetem duke cliruar demokracine ne do te lirojme ekonomine ne do ti rikthejme qeverise te drejten qe te qeverise nga te zgjedhurit e vet tha Rama. Opozita do te vijoje protestat ne qytetet kryesore te vendit pas festave te nentorit duke filluar me Pogradecin Fierin e Durresin.
Elbasan/Aldo Kozare