“Largimi i Malajt’, Nano: Thyej armëpushimin me PS, ndihmoj Arbenin për fitore në Vlorë
TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u shpreh i indinjuar mbi ‘largimin’ siç e cilësoi ai të z. Arben Malaj nga listat e kandidatëve të PS për deputetë.
Tek "News 24", në emisionin ‘360 Gradë” të moderuar nga Artur Zheji, në një lidhje telefonike, Nano vlerësoi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. Kjo, -tha ai,- është dhe arsyeja që ai do të prishë armëpushimin me PS.
“Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin e duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas.
Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë. Neser ne oren 12:00, me Malaj në konference shtypi”.
Nano u shpreh se kuzhina e Ramës duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë.
“Unë besoj se ajo që do të ndodhë është krijimi i një lëvizje të fuqishme që do balancojë konfliktim absurd që po bëjnë palët me njëra-tjetrën me socialistët. Do vijoj angazhimet e mia në dobi të një komuniteti politik. PS mbart vlera prej 22 vjetësh në Shqipëri dhe filamenti që përfaqëson Malaj nuk mund të lejohet të digjet. Jam i detyruar të pushoj armëpushimin dhe rreshtohem me z.Malaj në mbrojtje të filamentit të majtë.
“Për fatin e keq, të shqiptarëve në këto zgjedhje, familja politike e Berishës po përballet me familjen politike të Berishës dhe këto janë dy plane që nuk duhen lejuar të kthehen vdekjeprurëse për Shqipërinë”.
Ky ishte reagimi që bëri z.Nano mbi përjashtimin që iu bë z.Malaj nga listat e Vlorës dhe vendosja e kandidimit të tij në Tiranë. Në Vlorë, në listë i pari kandidon Edi Rama dhe i dyti, Koço Kokëdhima.
RAMA
I pyetur rreth deklaratës së Nanos, Rama gjatë një konference për shtyp theksoi se kjo është hera e fundit që luhet me emrin e socialistëve.
“Gjërat kanë qenë gati dhe tregon që kështu duhet të ndodhte, sigurisht nuk është hera e parë, besoj se është e fundit që me PS, dhe me emrin e socialistëve të vërtetë siç kanë qejf të thonë, luhet. Unë besoj se është e fundit, ne jemi për Rilindje, gjithkush ka të drejtë t’i japë vetes shansin të rilindë dhe rilindja ka nevojë për një premisë themelore dhe nuk ka rilindje prej errësirës dhe për errësirën”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Arben Malaj jashtë listës së PS-së, kandidat i pavarur në Vlorë