Kryesia e PS, grup pune për mbrojtjen e votës në zgjedhje

Nga mbledhjet e grupit parlamentar te PS
Mblidhet Kryesia e PS. Miratohet strategjia organizative për 2013.
Rikonfirmohet shpërndarja e anëtarëve të Kryesisë në qarqe.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje paradite Kryesinë e kësaj partie për të miratuar strategjinë organizative në funksion të zgjedhjeve të 2013-s. Në mbledhje kanë munguar disa nga anëtarët e saj, të cilët kanë qenë të angazhuar në zonat e tyre. Kryesia miratoi dhe grupin e punës që do të koordinojë zbatimin e strategjisë organizative të Partisë Socialiste. Gramoz Ruçi, sekretari Organizativ Blendi Klosi, sekretari për Koordinimin Fatmir Xhafaj dhe sekretari për Pushtetin Vendor, Bashkim Fino, janë pjesë e këtij grupi, i cili në mënyrë kapilare do të kontrollojë të gjithë skemën organizative për mbrojtjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 2013-s.
Delegimet
Sipas një skeme të përcaktuar qartë, grupi i punës do të ketë shkallën e parë të kontaktit anëtarët e Kryesisë të deleguar në të dymbëdhjetë qarqet e vendit. Do të jenë anëtarët e Kryesisë që do të komunikojnë me grupin e punës së Kryesisë e më pas me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të deleguar në çdo njësi vendore të vendit. Kjo varësi do të zbresë deri në organizatën socialiste. Mble-dhja e djeshme e Kryesisë rikonfirmoi edhe njëherë pa asnjë ndryshim, por dhe pa asnjë debat apo rezervë të shprehur, ndarjen që u është bërë anëtarëve të kryesisë në qarqe, duke i lëvizur ata nga qarqet ku janë zgjedhur deputetë më 2009-n. Duket se ethet për listën e ardhshme të deputetëve e kanë kaluar pa diskutime këtë rikonfirmim të shpërndarjes së anëtarëve të Kryesisë në qarqe edhe pse disa prej tyre nuk e kanë respektuar këtë ndarje.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)