E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS-se 5 ore debate per ndarjet e deputeteve ne zona

Mbledhja

Riorganizimi i Kryesise se Partise Socialiste sikunder eshte paralajmeruar qe vitin e kaluar ka krijuar debate dhe diskutime dje ne mbledhjen e pare te saj qe prej mandatimit ne Asamblene Kombetare. Pika me e diskutuar ka qene ndarja e zonave te pergjegjesise mes anetareve te saj e me tej deputeteve duke qene se ajo krijon lidhje direkte me bazen e partise. Ndonese eshte diskutuar ne parim burime nga selia roze bejne te ditur se polemikat nuk kane munguar nisur nga fakti se ne delegimin e anetareve ne zona ka pasur ndryshime gjeografike. Per ilustrim Ben Blushi eshte deleguar ne Elbasan apo Arben Ahmetaj ne Vlore ndonese te dy jane deputete te Qarkut te Korces. Formalisht kjo ceshtje pritet te diskutohet edhe ne mbledhjen e Asamblese Kombetare por ne nje takim te pare qe ka zgajtur rreth pese ore eshte normale te lexohen tensione dhe debate ne forumin socialist. Keto ne fakt jane sinjalizuar edhe me heret ne mbledhjet e Asamblese ku eshte hedhur ideja e ndarjeve dhe delegimit por duket se dje ka dale ne siperfaqe disi me e perkufizuar. Si shqetesim thelbesor ne kete ceshtje duket se eshte interesi politik i vete anetareve te kryesise te cilet kalojne tanime nje lloj qarkullimi kuadri ne zona te ndryshme nga ku kane qene deleguar deri me tani. Me ndjenje familjariteti dhe duke krijuar berthama te solidaritetit politik duket se ndryshimi ne harten e pergjegjesise nxit nje fryme konkurrence te brendshme per te rigjalleruar aksionin politik ne baze. Me thjeshte delegimi i anetareve ne territore politike te reja hap nje perspektive te re politike duke e vene kryesine ne pozita pune aktive. Ky riorganizim mund te lexohet fare mire edhe si nje manover per te zhbere zonat e influences politike te ngjizur ne kohe si pasoje e marredhenieve te krijuara vertikalisht. Me rendesi ne kete qasje organizative eshte edhe pergjegjesia qe u ngarkohet anetareve te kryesise per aktivitetin politik qe lidhet me programin e ri politik i cili ne fakt po shtrohet ne opinion si nje proces gjitheperfshires. Me oferten ndaj shqiptareve shpaloset edhe nje sfide organizative dhe propaganduese sipas se ciles kufijte klasike te bazes socialiste kapercehen per tiu drejtuar nje elektorati me te gjere qe jane qytetaret shqiptare. Ketu nuk duhet lene menjane edhe fakti se PS-ja ka zyrtarizuar kalimin ne vit elektoral pra angazhimin e saj per ceshtjet politike dhe social-ekonomike qe lidhen me zgjedhjet e vitit 2013 cka e ben riorganizimin nje detyre. Ekipi qe do te jete ne krye te puneve pas mbledhjes se djeshme mund te perceptohet fare mire dhe si njesia me e afert me kreun socialist e me te cilen ai mendon te hyje ne gare perballe Sali Berishes e me gjase edhe Ilir Metes. Ne kete kuader dy jane elementet qe vlejne te konsiderohen disi se pari boshlleku i krijuar me sekretarin e marredhenieve nderkombetare ndonese Arta Dade qe e mbulonte ate eshte serish anetare kryesie dhe prurjet e reja ne kryesi si Gjiknuri Bushati Subashi Ahmetaj dhe Veliaj qe jane aktualisht ne drejtim te sektoreve me rendesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›