E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ishte fitore spektakolare. Rama synoi eliminimin tim

Deklarata Kreu i LSI-se komenton serish vendimin e Gjykates ne konventen e LRI-se

Nje fitore spektakolare - e ka quajtur kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta vendimin e Gjykates se Larte ne shqyrtimin e ceshtjes penale ndaj tij. Duke folur ne Konventen Studentore te LRI-se ai ka prekur qofte ceshtjen ne fjale qofte edhe marredheniet me seline roze per kreun e se ciles Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat. Motra dhe vellezer te rinj te Levizjes Rinore per Integrim Ju uroj juve ne radhe te pare per fitoren spektakolare 5 me 0. Ajo eshte fitorja juaj sepse nipi i byrose politike qe orkestroi sulmin ndaj Ilir Metes nuk donte te vriste politikisht madje edhe fizikisht Ilir Meten por donte te shmangte shpresen tuaj per nje Shqiperi europiane tha Meta ne hapje te fjales se tij. Duke folur per problemet e rinise ai nuk ka harruar te permende edhe rolin e tij ne krijimin e Forumit Rinor Eurosocialist dhe reformimin e PS-se per te cilen solli ne kujtese edhe nje historik politik qe lidhet me Edi Ramen. Pak dite me pare nipi i Byrose Politike duke festuar 20- vjetorin e FRESSH-it te organizates qe krijohej themelohej dhe drejtohej nga Ilir Meta dhe qe arriti kulmin e suksesit te saj ne vend dhe jashte tij u perpoq te hidhte balte mbi Ilir Meten. Kjo per shkak te mospermbajtjes se tij ndaj urrejtjes qe ka per FRESSH-in dhe historise se tij dhe njekohesisht ndaj historise se vertete te PS-se. Kur Ilir Meta dhe shoket e tij krijonin FRESSH-in ne fund te vitit 1991 dhe ne fillim te vitit 1992 atehere kur ne PS nuk hynte njeri me pak se sa 60 vjec dhe kur ky person kerkonte nxjerrjen jashte ligjit te PS-se dhe ekzekutimin e komunisteve neper stadiume ashtu sic kishte bete dikur Pinoceti ne Kili deklaroi kreu i LSI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›