Kryesia e PS-së vendim për hyrjen në Kuvend
24/02/2010 Deputetët e PS-së do të jenë në Kuvend brenda afateve kushtetuese që përcakton ligji, pra që do të thotë përpara datës 6 mars. Burime nga PS-ja thanë dje se ndërkohë që vendimi është marrë nga ajo që quhet “kryesia e vogël” së shpejti do të formalizohet dhe me një mbledhje grupi të PS-së, ku do të përcaktohen modalitetet dhe mënyra se si do procedohet më tej. Hyrja e PS-së në Kuvend do t‘i jepte fund dhe krizës disa mujore të politikës shqiptare, krizë e cila ka nisur që në shtator pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, dhe pretendimeve që ngriti PS-ja për manipulime.