Aplikime online për programet e trajtimit me bursë
24/02/2010 Studimet në Itali
Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në universitetet italiane për vitin akademik 2010-2011, mund të aplikojnë për t’u përfshirë në programin e bursave. Sipas burimeve zyrtare të ambasadës italiane, pohohet se ndryshe nga vitet e shkuara, aplikimi për programin e bursave për kandidatët shqiptarë tashmë do të bëhet vetëm nëpërmjet sistemit online. Për këtë, kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, ku duhet të depozitojnë edhe dokumentet e kërkuara.
Në afatet e përcaktuara citohet se aplikimi për regjistrim mund të kryhet duke filluar nga data 22 shkurt e deri më 31 mars 2010. Kandidati duhet të plotësojë formularin në adresën http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp. Kohëzgjatja e bursave do të jetë rreth 110-mujore, nga ku do të përfitohen rreth 620 euro në muaj për të gjithë aplikuesit e vitit akademik 2010-201. Ndërkohë janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të përmbushin aplikuesit për t’u përfshirë në programin e këtyre bursave. Burimet zyrtare të këtij institucioni bëjnë të ditur se bursat ofrohen vetëm për shtetasit shqiptarë të moshave ndërmjet 18 dhe 35 vjet. Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm mësuesit e kurseve të gjuhës italiane, që kontribuojnë për disiplinimin e gjuhës. Në rregulloren e aplikimit përcaktohet se aplikimet do të jenë të vlefshme vetëm në rast se plotësohen në postën elektronike, ndërsa ato të plotësuara në letër do të jenë të pavlefshme. Për ndihmë në procesin e aplikimit kandidatët e interesuar mund të drejtohen pranë Instituti Italian të Kulturës në Tiranë (www.iictirana.esteri.it), për t’u konsultuar me personat përgjegjës, në lidhje me formatin e aplikimit.