Kryesia e PS-se voton programin dhe statutin ne gjysme ore mungojne kundershtaret e Rames
Kur pritej te ishte nje diskutim i gjere mes anetareve te Kryesise se Partise Socialiste sidomos ne rastin e djeshem kur u vendos per programin e ri politik dhe statutin e kesaj force mbledhja zgjati vetem 30 minuta. Ne mungese te pjesemarrjes se anetareve te kryesise Eva Allushi Saemira Pino dhe Arben Malaj te njohur si kundershtues se politikes se ndjekur nga kreu socialist Edi Rama u miratuan pa asnje vote kunder ndryshimet e propozuara nga grupi i punes ne statutin e PS-se si dhe programin e ri politik. Mbledhja e djeshme e kryesise e cila u zhvillua me dyer te mbyllura u drejtua nga kreu i PS-se Edi Rama dhe ne te moren pjese 13 anetare te kryesise socialiste. Programi i ri dhe statusi qe u miratuan diten e djeshme ne mbledhjen e kryesise se PS-se do te paraqiten para mbledhjes se Kongresit te kesaj force e cila do te zhvillohet me 5 nentor. Delegatet e kongresit krahas diskutimeve per ndryshimet ne statutin e partise dhe programin e ri do te votojne edhe per anetaret e Asamblese se re Kombetare e cila me pas do te zgjedhe kryesine dhe sekretariatin e partise. Ky proces i fundit pritet te sjelle debate te medha mes socialisteve. Kjo pasi vendimmarrja e perjashtimit ose jo te nje pjese te strukturave drejtuese te selise roze te cilet jane shprehur kunder politikes se ndjekur nga kreu socialist Edi Rama pritet te jete nje pjese me mjaft debate e me pasoja elektorale per te ardhmen e forces me te madhe opozitare. Debatet dhe kritikat ndaj menyres se si po e drejton kryesocialisti Rama Partine Socialiste kane ardhur gjithnje e me shume ne rritje ne vitet e fundit nga brenda kesaj force. Nje pjese e mire e deputeteve socialiste pjesetare te strukturave drejtues ne seline roze si Arben Malaj Andis Harasani dhe Kastriot Islami jane shprehur kritik ndaj politikes se liderit te opozites.