Sekui Shqiptaret humben interesin per te hyre ne BE
Shqiptaret kane humbur interesin per tu bere pjese e Bashkimit Evropian. Shkak per humbjen e interesit eshte bere kriza e tejzgjatur politike ne vend. Lajmi behet i ditur nga ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shqiperi Etore Sekui. Per ambasadorin e BE-se Etore Sekui shkaku kryesor i humbjes se inversit te shqiptareve per tu bere pjese e BE-se eshte kriza e tejzgjatur politike ne vend e cila sipas tij solli edhe refuzimin e statusit te vendit kandidat per te dytin vit radhazi. Gjithashtu Sekui kerkon nga politika te informoje shqiptaret per avantazhet qe perfitojne me integrimin. Te pranishmit ne tryeze ndane mendimin se nese kjo tendence rritet mund te shnderrohet ne kundershtimin ndaj reformave te nevojshme. Shifrat e publikuara nga raporti Perspektiva evropiane e Shqiperise nga Albania Institute tregon se ndryshe nga nje vit me pare niveli i mbeshtetjes per tu integruar ne Bashkimin Evropian ka pesuar ulje te ndjeshme. Permbysjen e shifrave nga 93 qe ka qene ne vitin 2010 ne 80 ambasadoret e vendeve te BE-se te akredituar ne Tirane te pranishem ne prezantimin e raportit e kane cilesuar mjaft alarmante.