Dixhitalizimi/Kryeministri Shqiperia me hapa gjigante drejt zhvillimit
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishem diten e djeshme ne ceremonine e inaugurimit te sistemit dixhital te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor nje investim me vlere 1 milione dollare. Kryeministri Berisha e cilesoi dixhitalizimin e kesaj drejtorie si nje sukses mjaft te rendesishem duke theksuar se me dixhitalizimin e te gjithe administrates shteterore tashme eshte lene mbrapa historise e diktatures dhe ka filluar nje epoke e re per Shqiperine. Ne fjalen e mbajtur me kete rast ai shprehu pergezimet per Agjencine Kombetare te Shoqerise se Informacionit dhe Ministrine e Puneve Publike dhe Transporteve per punen e bere duke vene ne dispozicion te qytetareve shqiptare nje drejtori sherbimi me standarde bashkekohore dhe moderne. Instalimi i sistemit dixhital ne drejtorine tuaj perben nje mundesi te madhe per te shmangur keqberjen dhe trafiqet e automjeteve te cilat perbejne nje veper te rende penale. Sot cdo njeri qe disponon makinen e tij duhet te ndihet zot i saj dhe ky sistem ti krijon te gjitha keto mundesi - u shpreh kreu i qeverise. Krahas kesaj arritje Kryeministri theksoi se e nje rendesie te madhe eshte edhe faza e testeve te patentes. Ne kete kontekst ai theksoi se duhet instaluar modeli me rigoroz dhe me transparent qe ekziston. Provat duhet te jene provat me serioze sepse ato dhe kane te bejne me jeten. Duhet te bejme nje perballje shume planesh me kete ceshtje jashtezakonisht te dhimbshme sepse jane jete njerezit dhe nje nga ato me themeloret eshte rigoroziteti i dokumentit te drejtimin e makines. Cdo qytetar i ketij vendi te marre patentat por njekohesisht te deshmoje aftesite me te merituara te marrjes se saj. Per ate une kerkoj nga ju qe te marrim shkollen me rigoroze dhe me transparente dhe ta instalojme ketu. Investuat 1 milion dollare por ndertuat nje sistem te shkelqyer nje sistem i cili lehteson ne menyre te jashtezakonshme veprimtarine e qytetareve- u shpreh kreu i qeverise.