E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mazhoranca e hapur per bashkepunim opozita te kontribuoje ne reforma

Volante Parite politike duhet te punojne per kete faze te rendesishme qe duhet ta coje vendin drejt integrimit ne familjen e madhe evropiane. Shqiperia ka nevoje per tu perfshire ne BE

Kryeministri Sali Berisha ka riperseritur per te disaten here ftesen e tij per bashkepunim drejtuar opozites. Kreu i qeverise shqiptare gjate takimit qe pati me Presidentin e Grupit Popullor Kristian Demokrat ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes Luka Volonte i cili eshte njekohesisht dhe anetar i Komitetit Presidencial te kesaj Asambleje ka perseritur serish gatishmerine per bashkepunim vullnetmire me opoziten dhe te gjithe faktoret e tjere ne cuarjen perpara te procesit te integrimit evropian dhe reformave te nevojshme ne kete drejtim. Ne jemi te gatshem dhe te hapur te bashkepunojme me opoziten per te gjitha rekomandimet e dhena nga Bashkimi Evropian per integrimin e vendit - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne kete kontekst Kryeministri shprehu besimin qe i njejti vullnet do te konkretizohet edhe nga opozita ne menyre qe vendi te permbushe objektivat strategjik te integrimit evropian.

Ne vijim te takimit kreu i ekzekutivit shprehu kenaqesine per viziten e zotit Volonte si dhe nenvizoi si arritje te rendesishme zgjedhjen e zotit Jean-Claude Mignon si President te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Nder te tjera ai vleresoi rolin e Keshillit te Evropes dhe u ndal ne menyre specifike ne kontributin qe Keshilli Evropian dhe institucionet e tij mund te japin pas pranveres arabe ne vendet e Magrebit dhe te lindjes se aferme. Kryeministri Berisha theksoi se pranvera arabe u ka hapur ketyre vendeve nje horizont te ri shprese lirie demokracie dhe progresi dhe se vlerat e Keshillit Evropian mund te sherbejne si nje model per progresin demokratik te ketyre vendeve.

Volonte Nuk ka BE pa bashkepunim

Nga ana e tij eurodeputeti italian Luka Volonte theksoi se te dyja forcat politike duhet te gjejne sa me shpejt gjuhen e perbashket e cila eshte vetem ajo e reformave ne menyre qe te vitin e ardhshem Shqiperia te mos jete ne te njejten situate. Politikani italian i beri thirrje politikes qe te kuptoje rendesine e integrimit. Stabiliteti ekonomik eshte nje nder arsyet kryesore qe Shqiperia te integrohet ne Bashkimin Evropian. Parite politike duhet te punojne per kete faze te rendesishme qe duhet ta coje vendin drejt integrimit ne familjen e madhe evropiane. Shqiperia ka nevoje per tu perfshire ne BE dhe ne anen tjeter Bashkimi Evropian ka nevoje per Shqiperine. Por ka edhe pika te forta qe e ndihmojne vendin tuaj te jete me afer Bashkimit Evropian jane kurrikulat evropiane te arsimit dhe dialogu fetar - ka theksuar Volonte.

Topalli Bojkoti i opozites la Shqiperine 2 vjet mbrapa

Gjithashtu eurodeputeti italian u prit edhe nga Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli. Gjate bisedes Topalli u ndal ne zhvillimet me te fundit ne vend duke bere nje ekspoze te shkurter te treguesve ekonomike qe e kane bere Shqiperine nje vend me rritje ekonomike pozitive prej 4 per qind. Gjithashtu Kryeparlamentarja shqiptare theksoi se Parlamenti do te kete ne rend dite 12 rekomandimet e BR-se por per realizimin e tyre duhet edhe bashkepunimi i opozites. Parlamenti vazhdon te kete ne rend te dites plotesimin e 12 rekomandimeve mazhoranca ka punuar dhe punon fort cdo dite per ecurine e reformave. Nderkohe opozita per dy vjet me taktiken e bllokimit nuk voton ligjet me 3/5 e votave nje nder benchmark-et kryesore te Brukselit - u shpreh Topalli. Nderkohe eurodeputeti italian vleresoi kontributin e rendesishem qe Shqiperia jep per sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimor. Ai pergezoi Kryetaren e Kuvendit per progresin dhe zhvillimin dinamik te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›