E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vodhën mbi 100 mijë €, arrestohet edhe autori i tretë

Në pranga përfundoi shtetasi Deat Kapo. 23-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Radhimë Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi dyshohet të jetë bashkautor i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2011, ku së bashku me dy persona të tjerë kanë vjedhur shumën prej 107.500 EURO.

Më parë është arrestuar edhe shtetasi E. D., 17-vjeç lindur dhe banues në Radhimë dhe Kulemans Havaraj, vjec 19, lindur dhe banues në Radhimë (të kapur nga policia). Këta shtetasi kanë hyrë në banesën e shtetasit M. L., dhe kanë vjedhur shumën e sipërpërmendur. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-23 10:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›