E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e re e PS, votohen Blushi dhe Malaj, Nano e Islami jashtë

Rama: Meta është pjesë e pushtetit, skemi çti themi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përjashton mundësinë e një pakti me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të rrëzuar Kryeministrin Sali Berisha.

Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së kësaj partie, Rama tha se Meta tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe PS-së nuk i duhet gjysma e pushtetit për të fituar ndaj pushtetit, siç u shpreh ai. Si mundet ne ta zmbrapsim këtë makineri shtet-parti në rast se nuk e mbledhim të gjithë së bashku mendjen se jemi këtu, për asnjë arsye tjetër, veçse për ta zmbrapsur bashkë me varfërinë, bashkë me papunësinë, bashkë me rrënimin dhe për tiu dhënë shqiptarëve atë që ata kërkojnë dhe meritojnë prej 20 vjetësh, por që çdo ditë e më shumë e shohin tiu shkojë më larg. E për këtë arsye, herë pas here, me naivitet, dashamirësisht, bujarisht, por dobësisht bien nën tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë që të mund të thotë që na duhet gjysma e pushtetit për të mundur pushtetin. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi çti themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij, theksoi Rama.
Në të njëjtën kohë ai kritikoi edhe punën e Kryesisë së vjetër, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009. Kryesia e shkuar kaloi një paralizë të paprecedentë pas zgjedhjeve të qershorit 2009. Arsyet dihen, por përgjegjësia është sa e secilit, aq edhe e përbashkët. E të gjithëve ne, duke filluar nga unë i pari. Secili ka argumentet, justifikimet apo alibitë e veta ose pjesë-pjesë kemi qëndrime të ndryshme për përgjegjësitë, u shpreh më tej lideri i opozitës. Në fjalën e tij, kreu i Partisë Socialiste u shpreh se kjo është Asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore që do të jetë në vitin 2013. Sipas Ramës, kjo forcë politike është një parti e rivalitetit, dhe jo e vasalitetit. Ka qenë kështu, është kështu, duhet dhe do të jetë kështu në të gjitha nivelet. Nga rivalitetet për të drejtuar partinë, te rivalitetet për të drejtuar një organizatë bazë, apo rivalitete për të qenë delegatë në kongres, apo për të qenë në asamble, apo për të qenë në kryesi. Por problemi ynë nuk janë rivalitetet, problemi ynë është i të jetuarit keq të tyre. Të mësuarit keq nga to. Të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet, theksoi Rama.
Kryesia e re
Në përfundim të numërimit të votave të anëtarëve të Asamblesë, kreu i PS-së ka dalë në një konferencë për shtyp ku është shprehur se edhe mendimi ndryshe është përfaqësuar në forumet e partisë. Jam shumë i kënaqur dhe nuk mund të rri pa e thënë që të gjithë ata që kanë spikatur si mendim ndryshme, janë plotësisht të përfshirë në Kryesinë e re dhe kam shpresën dhe besimin që vota e sotshme do të jetë motivuese dhe do të jetë një përgjegjësi e re, siç është për të gjithë ne, u shpreh Rama. Sipas tij, na takon që të gjithë bashkë të krijojmë të gjithë hapësirën për të bashkëjetuar, gjë që do të jetë e vlefshme për të gjithë shoqërinë, të bashkëjetuarit si një familje politike që garanton një strehë për të gjithë pjesëtarët e saj dhe realizon një komunikim të ri dhe më pas një komunikim me të tjerë, që është një shembull për tu ndjekur dhe që, mbi të gjitha, tregon se dy realitete, aq sa mund të jenë një dobësi kur nuk administrohen me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, aq mund të kthehen në forcë dhe bazë të një suksesi të madh.

Ruçi rizgjidhet, dështon numërimi elektronik i votave
Gramoz Ruçi u rizgjodh dje me 190 vota nga 210 anëtarë në votim në krye të Asamblesë Kombëtare Socialiste. Kreu socialist, Edi Rama, që në fillim të fjalës së tij propozoi Ruçin si kandidatin e tij për të drejtuar Asamblenë Kombëtare për katër vitet e ardhshme. Kandidatura e Ruçit nuk ka gjetur asnjë emër tjetër alternativ, duke hyrë i vetëm në garë dhe duke u rikonfirmuar në krye të forumit më të lartë vendimmarrës të PS-së. Nga 210 anëtarë që votuan, Ruçi, përmes numërimit elektronik të votave, bërë nga një lexues optik, mori 168 vota, ndërsa shumë fletë të tjera nuk lexoheshin nga aparati. Kjo detyroi komisionin e votimit që të verifikojë dhe të numërojë një nga një fletët. Në disa fletë, votuesi e kishte hedhur votën jashtë kuadratit përbri emrit, duke e bërë në këtë mënyrë të pamundur leximin e tyre nga aparati. Kështu, Ruçi mori 190 vota, ndërsa 20 të tjera dolën të pavlefshme. Pas këtij konstatimi, komisioni zgjedhor vendosi leximin e të gjitha votave përmes numërimit një nga një me dorë dhe jo me aparat, për të mos krijuar asnjë keqkuptim për votat që mund të mos lexoheshin nga aparati elektronik.

Meidani, Pëllumbi e Bufi në Këshillin Politik, Nano jashtë
Kryesocialisti deklaroi dje ngritjen e Këshilli Politik në PS, ose siç njihet grupi i të urtëve. Në përbërje të këtij këshilli janë figurat e njohura të kësaj partie dhe me përvojë në këtë parti, duke u kryesuar nga vetë Rama, në të janë ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-kryeministri, Ylli Bufi, por dhe shumë nga figurat themeluese të PS-së. Maqo Lakrori, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko etj. janë pjesë e këtij grupi. Gjithashtu, dhe ish- ambasadori Bashkim Zeneli, me përvojë të gjatë në diplomaci, do të jetë pjesë e këshillimit në këtë grup. Burime pranë selisë rozë thanë dje se Zeneli mund të komandohet sekretar për Marrëdhëniet me jashtë në PS. Por kryesocialisti ka lënë jashtë këtij këshilli ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Përbërja e këtij këshilli duket se është lidhur me vetë funksionet që kanë luajtur anëtarët e tij. Kryesocialisti Rama tha se përvoja e gjatë e anëtarëve të tij në PS e bën të arsyeshme ngritjen e tij. Ky këshill duhet të institucionalizohet dhe mblidhet sistematikisht në prani të kryetarit të partisë, domosdoshmërisht, dhe të tjerë përfaqësues të partisë sipas rastit dhe nevojës për të dëgjuar dhe për tu dëgjuar. Në kushtet kur më shumë se asnjëherë është e domosdoshme një sinergji e re dhe sa më e plotë me sa më shumë protagonistë të jetës së kësaj partie, nga më të moshuarit te më të rinjtë. Besoj se protagonizmi në vijueshmërinë e jetës së partisë, qysh nga lindja deri sot, si edhe rolet e larta drejtuese në parti e në qeveri dhe eksperienca e gjatë si anëtarë të organizatës sonë, përbën një kriter të arsyeshëm për ta formësuar këtë këshill politik, u shpreh Rama në fjalën e tij, duke treguar arsyet pse ai ngrihet dhe funksionet që do të kryejë.

Kryesia e sekretarët, emrat e rinj
Në përfundim të numërimit të votave të 210 anëtarëve të asamblesë, më i votuari për në Kryesinë e re Socialiste është Gramoz Ruçi, me 177, i ndjekur nga Erjon Braçe, Ben Blushi dhe Ditmir Bushati. Kryesia e re është freskuar me anëtarë të rinj, si Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Vangjush Dako, të cilët u votuan nga lista e burrave. Ndërsa nga një listë e veçantë e grave kandidate, Eglantina Gjermeni është anëtarja më e re e Kryesisë. Nisur dhe nga fryma e fjalës së Ramës para votimit, i cili kërkoi të lihen pas të gjitha divergjencat brenda PS-së dhe të shihet përpara për të mundur sipas tij kundërshtarin politik, në Asamblenë e re u rikonfirmuan dhe zërat kritikë ndaj Ramës, si Arben Malaj dhe Ben Blushi, ndërsa nga Sekretariati socialist u larguan Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Nga kryesia e mëparshme nuk u përfshinë në listë Ledi Shamku, Eva Allushi dhe Saemira Pino. Kryesocialisti propozoi në listën e tij katër kryetarë bashkish socialiste, Qazim Sejdini, Niko Peleshi, Vangjush Dako dhe Adelina Farrici, por vetëm njëri prej tyre, kreu i Bashkisë së Durrësit, arriti të marrë votat e duhura për të qenë anëtar kryesie. Listës së propozuar nga kryetari socialist Rama nuk iu shtua asnjë emër i ri nga anëtarët e Asamblesë dhe pse disa anëtarë kishin mbledhur firmat e nevojshme për

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›