E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit: Programi i PS per ne, hipokrizi

Te perndjekurit politike, nuk besojne aspak ne programin e Partise Socialiste, ku kjo force politike merr persiper te zgjidhe ceshtjen e tyre. Nderkohe qe kritika te ashpra, behen edhe per librin "Kurbani" te kreut socialist Edi Rama. Drejtori i Institutit te te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Shoqates se ish te perndjekurve, Simon Miraka, ne nje interviste per gazeten Bota Sot, tha se perfshirja e ish te perndjekurve ne programin e PS, "se ajo do ta zgjidh ceshtjen tone", s'eshte gje tjeter vetem nje hipokrizi. Ai e quajti madje nje lloj propagande e ketyre specialisteve te ketyre lloj deklaratave, duke permendur se PS ka votuar kunder ligjeve si ai i Rezolutes Evropiane, per denimin e krimit te komunizmit apo te ligjit te Lustracionit e te demshperblimit. Nga ana tjeter, Miraka e quan librin e kreu Rama "Kurbani", si vazhda e deshtimeve te tij.

Cili eshte qellimi i vizites suaj ne SHBA?

Njezet vjet mbas renies se komunizmit, tranzicioni duket i tejzagjtur - ende nuk ka perfunduar rishikimi i historise. Vitin e ardhshem do te festojme 100-vjetorin e lindjes se shtetit shqiptar, shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, ne shtyp me pompozitet po flitet per trashegimine e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.

A mendoni se vertet Shqiperia komuniste eshte ndare nga e kaluara e saj e erret?

Komunizmi, kjo dogme u interpretua ndryshe ne vende te ndryshme, ne vendin tone ka qene me i eger se ne cdo skaj te botes. Ne Shqiperi interpretimi dhe perdorimi qe i beri ai regjim kesaj filozofie mafioze, u interpretua dhe u vendos ne perdorim per 45 vjet, ne menyren me te eger dhe me c'njerezore, per ne qe e hoqem mbi kurrizin tone. Ju e dini qe ne 1988, kur komunizmi kishte filluar te tronditej ne Shqiperi, varet ne litar nje poet, Avzi Nela, ne mes te qytetit te Kukesit, per te ngjallur friken ne te gjithe qytetin. Njerezit qe tentonin te kalonin kufirin nuk denoheshin me me burg, por ekzekutoheshin pa paralajmerim dhe terhiqeshin zvarre me traktor ose IFA ne fshatrat kufitare. Kjo egersi e dorezimit te pushtetit qe po i vinte fundi, beri qe edhe tranzicioni ne Shqiperi te jete i tejzgjatur. Pra, i gjithe populli, jo vetem klasa politike, tani po vuan nga ky virus. Ne disa media te shkruara ka here pas here shkrime per diktatorin Hoxha, libra me bemat e tij, shkruhet edhe per gjuetine e tij ndaj shokeve te vet, por gjithmone ata me nostalgji e nxjerrin "te lare" nga mekatet e tij te pafund. Gjithsesi, emri i tij nuk ngjall me interes, te pjesa me e madhe e shqiptareve, per emrin e tij ka vetem neveri. Pjesa e injoranteve dhe e te inkriminuarve, sigurisht, qe ka ende nostalgji per te, por ajo kohe, sidomos ne Shqiperi, ka mbaruar bashke me mbarimin e tij. Shqiptaret jane evropiane dhe duan demokracine perendimore. Komunizmi dihet se shqiptareve iu imponua me dhune. Dhe per kete mund te them me plot bindje se nga komunizmi ne shqiptaret, jemi ndare qysh ne 1992. Pavaresisht individeve te vecante e te verber, si tipi Puto e kompani.

Mirepo, lind pyetja: "Pse po behen perpjekje per te ringjallur te shkuaren komuniste ne Shqiperi?, nga keta tipa. Ne mos gabohem ka tre-kater libra, madje njeri i se vese se diktatorit komunist Hoxha, Nexhmijes, ku diktatori paraqitet krejt ndryshe...

Keni te drejte! Eshte me se e vertete qe ka nje vershim librash, esesh, tregimesh dhe artikujsh, keto kohet e fundit, ku njerez te vecante e "glorifikojne" emrin e tij, duke e lidhur me kete ngjarje apo nje tjeter. Librat e shkruar per diktatorin, qofshin edhe ato qe flasin per bemat e tij, jane pa vlere, pavaresisht bujes mediatike, qe i bejne ish-njerezit e tij ne televizione, gazeta dhe mjete te tjera te informimit. Rendesi ka qe sot ne Shqiperi, ashtu si dhe ne te gjithe boten: "Vlere ka dhe do te kete fjala liri, ajo eshte si muzika e pa vdekshme. Enveri vdiq nje here e pergjithmone!."

Libri "Kurban" eshte botimi me i fundit, ku kryesocialisti Edi Rama nuk i ka kushtuar as edhe nje faqe vuajtjeve tuaja gjate regjimit te diktatures ne vendin tone. Madje, ai ka edhe vende ku mundohet te denigroje figuren e Mbretit Zog, ashtu si veproi Enver Hoxha me propaganden e tij per 50 vjet. Poqe se e lexonit kete liber: "Cili do te ishte mesazhi qe do te percillte te shtresa e juaj libri "Kurban", meqenese, eshte nje liber 100 per qind politik?"

Librin "Kurban" te Edi Rames, "fatmiresisht", nuk e kam lexuar deri tani. Por, do ta perkufizoja keshtu edhe pa e lexuar: "Nje njeri qe nuk ka qene i suksesshem as edhe nje here ne jete, pra ashtu si ka qene edhe jeta e tij, as ne pikture, as ne sport dhe tashme se fundi, as ne politike, sigurisht, nuk mund te jete i suksesshem dhe nuk diskutohet me si romancier. Pra, ky liber mendoj se duhet te jete ne vazhden e deshtimeve te Edi Rames.

Nje ceshtje qe ka hapur shume debate kohet e fundit, ka qene ligji i Lustracionit - Pse Shqiperia ende nuk e ka miratuar nje ligj te tille dhe pse Shqiperia ende nuk i ka denuar krimet e komunizmit dhe mbetet e vetmi vend ne ish-kampin komunist, qe nuk e ka bere nje gje te tille?

Shqiperia eshte e vertete i vetmi vend i Evropes Juglindore, qe se ka aprovuar e ende ligjin e Lustracionit. Eshte Partia Socialiste ajo qe nuk e votoi projekt-ligjin e paraqitur nga maxhoranca. Gjykata Kushtetuese, e cila udhehiqej atehere nga ish-gjyqtare te kohes se komunizmit, kishte ne perberjen a saj edhe njerez te inkriminuar, qe kishin marre pjese ne krime ose kishin miratuar vete vendime per pushkatime, burgosje dhe internime. Andaj e hodhi poshte Ligjin e Lustracionit. Mazhoranca, me ardhjen ne pushtet, ka ngritur Institutin e Studimeve e te Denimeve Krimeve te Komunizmit. Jam i bindur se ky ligj, shume shpejt edhe ne Shqiperi, do te gjeje zbatim, ashtu si ne gjitha vendet post-komuniste.

Si e priten ish-te perndjekurit perfshirjen ne programin e PS dhe a e gjen veten kjo shtrese brenda ketij programi? A mund ta quani ju kete nihilizem apo hipokrizi elektorale?

Perfshirja ne programin e Partise Socialiste te shtrese sone, "se ajo do ta zgjidh ceshtjen tone", s'eshte gje tjeter vetem nje hipokrizi. Nje lloj propagande e ketyre specialisteve te ketyre lloj deklaratave. Partia Socialiste dhe vete kreu i saj, ne te gjitha ligjet si ne ate te Rezolutes Evropiane, per denimin e krimit te komunizmit, te ligjit te Lustracionit e te demshperblimit, ka votuar kundra. Ne kurre nuk mundet t'i besojme socialisteve te Rames. Ish-te perndjekurit kane mbeshtetur e do te mbeshtesin te djathten, qe eshte ne krye me maxhorancen, me Partine Demokratike. Pavaresisht gjendjes se tyre jo te mire ekonomike, shtresa e ish-te perndjekurve, kane nje ideal dhe principe perendimore dhe kete ideal ne keto 20 vjet, te pakten e kane gjetur te misheruar te forca me e madhe politike ne vend - Partia Demokratike.

Sa vlen kjo per shtresen tone, madje do te thosha brezin e shqiptareve, qe nuk e arriti diktaturen dhe nuk u njoh me krimet e diktatorit, kur ai ende nuk eshte denuar, qofte edhe moralisht, per ato krime?

Jane bere shume shkrime nga ish-te burgosurit dhe ata qe perjetuan kalvarin e vuajtjeve te atij regjimi, qe shkruajne e flasin per ferrin komunist, si At Zef Pllumbi, Vizar Zhiti, Agim Musta, Uran Kostreci, Bedri Qoku, e te tjere. Eshte detyre e institutit te sapo krijuar, qe keto shkrime te futen ne libra shkollore per t'u studiuar dhe edukuar e mesuar brezin e ri, me gjemen e madhe qe hoqi populli yne nen regjimin e Enver Hoxhes.

Aktualisht, ne Shqiperi, veprojne disa shoqata te ish-burgosurve politike dhe ish-te perndjekurve politike dhe njeri prej tyre jeni edhe ju, si drejtori i Institutit te Ish-te Perndjekurve Politike dhe kryetar i Shoqates Antikomuniste te Ish-Perndjekurve Politike. Sa ka qene e efektshme puna e juaj per realizimin e te drejtave tuaja?

Eshte me se e vertete qe ekzistojne disa shoqata. Por duhet te pranojme se jemi ne pluralizem. Mendoje se qe te gjithe kane nje qellim te perbashket. Integrimin e ish-te perndjekurve politike, sa me shpejt ne shoqerine shqiptare. Perpjekjet tona kane qene e do te jene te vazhdueshme ne drejtim te shkollimit e te punesimit, te nxjerrjes se vlerave per njerezit qe kane vlera dhe qe diktatura ua mohoi, pavaresisht moshes se tyre sot.

Si po vijon procesi i demshperblimeve te te perndjekurve politike?

Demshperblimi po ecen mire, deri tani. Ka veshtiresi, por gjithmone ky ligj ka pasur permiresime, ne menyre qe t'ju vi sa me shpejt ne ndihme te perndjekurve politike te ne.

Pak kohe me pare, u tha qe ne mars pritej fillimi i kestit te dyte te demshperblimeve. Pse po ndodh kjo vonese?

Kesti i dyte apo, dhe kestet e tjera do te fillojne sipas parashikimit te ligjit. Kemi kerkuar qe kesti i dyte per ish-te burgosurit qe jane gjalle te fillojne sa me shpejt qe te jete e mundur.

Po pervec demshperblimit financiar, cfare mund te na thoni per demshperblimin si te pastrehe per ish-te perndjekurit?

Per sa i perket strehimit, ai i ka kaluar bashkive, tani, por sigurisht qe ne do te kerkojme te kene perparesi ish-te perndjekurit, kur te plotesojne kriteret qe kerkon ligji.

Mendoni se qeveria aktuale ka pasur vemendjen e duhur ndaj ish-te perndjekurve dhe ndaj procesit te demshperblimit te tyre?

Do te thosha se qeveria deri tani, ka bere me te miren e mundshme dhe besoj se do te vazhdoje te beje te njejten gje, edhe ne te ardhmen. Gjithmone ka vend per permiresim, por kur ka vullnet, e ky vullnet nuk i ka munguar mazhorances, me perjashtim te disa aleateve te majte, brenda koalicionit te saj.

Kur do te kemi nje Shqiperi te paster, dinjitoze, qe ta meritojme te jemi vend anetar i Bashkimit Evropian, te jemi te barabarte me kombet e tjere?

Shqiperia nuk ka nevoje vetem per pastrimin e ajrit dhe mosndotjen e tij. Shqiperia ka nevoje shume per "pastrimin" politik, largimin e mire te kuptimit te fjales, nga e kaluara e erret komuniste. Ne do te jemi te barabarte me kombet e tjera, kur te carmatosemi fillimisht menderisht. Kjo do te thote: kur te fitojme te festojme fitoren, edhe kur te humbasim, te pranojme humbjen. Keshtu fiton Shqiperia, e keshtu do te jemi me dinjitoz per ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›