Olldashi: Autostrada Levan-Fier, gati per veren e ardhshme
Se shpejti, do te nisin punimet rrugore per by-passin e Fierit dhe te Vlores, qe te dyja vepra mjaft te rendesishme te cilat do te kompletojne boshtin rrugor te Jugut te vendit. Nje fakt te tille, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, e ka theksuar pas inspektimit te punimeve te rruges qe lidh Levanin me Vloren. Tashme ky segment rrugor eshte bere i kalueshem vetem ne nje korsi, ndersa kompanite ndertuese vijojne punen per korsine e saj te dyte. "Sot eshte nje dite shume e rendesishme per rrjetin rrugor ne Shqiperi", ka vleresuar kreu i Transporteve. E kjo pasi, sipas tij, ne kete menyre hapet e gjithe trajektorja ne dy korsite e para. Tashme, kjo rruge shkurton ne distance dhe kohe, largesine nga Fieri drejt Vlores dhe gjithe bregdetit te Jugut. "Kater muaj me pare hapem pjesen nga Novosela drejt Vlores. Nga ky moment e tutje, tranziti nga Fieri drejt Vlores dhe anasjelltas, do te udhetojne nepermjet autostrades se re, sigurisht e hapur pergjysme, vetem ne dy korsi", deklaroi ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, lidhur me nje fakt te tille. Duke inspektuar pjesen e fundit te punimeve, ai ka pershkuar autostraden duke filluar nga Levani dhe eshte ndalur ne uren mbi lumin Vjose. Aty ai ka theksuar se autostrada do te jete e hapur per levizjen e automjeteve.
Nderkaq, firmat zbatuese te punimeve ne kete pjese te autostrades Levan-Vlore kane deklaruar se brenda muajit dhjetor do te arrijne qe te perfundojne punimet qe quhen plotesuese, te cilat perfshijne sinjalistiken rrugore, si edhe elemente te tjere dytesore. Ndersa gjate veres se ardhshme, presupozohet qe te jete e perfunduar teresisht kjo autostrade, e cilesuar si mjaft e rendesishme per Jugun e vendit. Ministri i Transporteve u shpreh, konkretisht lidhur me nje fakt te tille, se ne pranveren e vitit te ardhshem do te sigurohet hapja e qarkullimit ne te dyja kahet e ketij aksi rrugor, ne menyre qe ajo te jete gati per sezonin e ardhshem veror. Autostrada Levan-Vlore eshte pjese e te ashtuquajturit "Korridori 8". Ajo ka nje gjatesi prej 24 kilometrash, nje gjeresi 35 metra, 4 korsi dhe shpejtesi levizese te mjeteve 120-130km/ore. Te tille tregues do te bejne te mundur qe te shkurtohet ndjeshem koha e pershkrimit te kesaj rruge, krahasuar me ate qe kalimtareve te saj u duhet te harxhojne aktualisht.