E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e re eshte mbledhur nje here

Mazhoranca Korriku

Kryesia e re e Partise Demokratike e zgjedhur ne korrik te vitit te shkuar nuk eshte mbledhur per te diskutuar asnjehere qe nga momenti i konstituimit te saj. Pas me shume se dy viteve Keshilli Kombetar i PD-se rinovoi ne korrik te 2011-s kryesine e kesaj partie por duket se pavaresisht kesaj levizje qendrimi i demokrateve ndaj mbledhjes se strukturave nuk ka ndryshuar. Kjo sepse gjate shtate viteve te fundit drejtuesit kryesore te PD-se jane teper te angazhuar me detyrat qeveritare duke lene pothuajse inekzistente jeten e partise. Kete qendrim ndaj PD-se e kane kritikuar ne menyre te herepashershme publikisht edhe shume demokrate si ish-ministri Besnik Mustafaji por edhe deputeti Gazmend Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›