Si u prishen raportet e krijuara me 28 maj
Zonat
Vendimi i PS-se per te riorganizuar raportet e punes ne terren me zonat e perfaqesimit u be zyrtare ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare. Si debat ai ka dale ne siperfaqe qe ne mbledhjen e pare te kryesise se re pas Kongresit te 5 nentorit dhe ne pergjithesi eshte mbajtur brenda radheve. Vendimi i fundit ka krijuar per here te pare nje thyerje ne raportet e konsoliduara te deputeteve me qarqet ku jane zgjedhur duke vijuar keshtu vertikalisht ate reformim qe mendohet te zere vend edhe ne Kryesine e partise. Te paprekur nga kjo reforme kane mbetur Gramoz Ruci Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj qe nuk jane deleguar ne ndonje zone.