E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesocialisti "testohet" ne Asamblete e degeve te PS-se

Pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, deget e Partise Socialiste ne te gjithe Shqiperine do te mbledhin asamblete, per te analizuar rezultatin dhe procesin zgjedhor. Puna ka filluar ne rrethin e Gjirokastres, ku ne nje rezolute te miratuar diten e djeshme, shprehet analiza perfundimtare per zgjedhjet dhe puna e kryesocialistit Edi Rama. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretar i Keshillit te PS-se per rrethin e Gjirokastres, Arben Gushi, deklaroi se ne emer te Keshillit Socialist per rrethin e tyre, falenderoi popullin e Gjirokastres per mbeshtetjen masive qe i ka dhene Partise Socialiste dhe Edi Rames, ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit. Gjithashtu ai falenderoi ne menyre te vecante, komisioneret socialiste qe perballuan me sukses furine antidemokratike te "kamikazeve" elektorale te Sali Berishes. B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›