E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesueset, me te njejtin hap

Tirana, Vllaznia dhe Dinamo ecin me te njejtin hap, ate te fitores. Tre ekipet pretendente per te fituar titullin kampion, nuk jane ndalur ne ndeshjet e djeshme. Shtate jave para se te mbyllet edicioni, secila nga tre ekipet qe synojne kete vit titullin kampion, eshte duke i bere mire llogarite, para se te futet ne fushe. Pritej nje ndeshje me e veshtire per ekipin e Tiranes, qe luajti ne Vlore ndaj Flamurtarit te uritur per pike. Tirana fitoi 2-1 ndaj vendasve, fale sulmuesit Migen Memelli, golashenuesi me i mire i kampionatit realizoi nje dopiete. Tirana e kontrolloi lojen deri ne fund dhe pavaresisht barazimit te perkohshem, e siguroi para kohe fitoren gjate dites se djeshme. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola, per te fituar titullin e deshiruar theksoi se edhe pas suksesit ne Vlore eshte ende heret per te menduar nje gje te tille. Sipas tij, Tirana thjesht eshte e vendosur qe t'i fitoje te gjitha betejat dhe vleresoi paraqitjen e fundit te lojtareve te tij. "Deshira e ekipit per te shenuar suksesin dhe cilesia e lojtareve te Tiranes, me bejne te besoj",- tha Kola. Bardheblute kryesojne Kategorine Superiore dhe ndiqen nga Vllaznia, qe nuk ka gabuar kete radhe, ne "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit. Nje gol i Sinanit eshte pasur me nje nder humbjet me te turpshme te Elbasanit, ne shtepi. Kater gola i kane mjaftuar ekipit qe drejtohet nga Dervish Haxhiosmanovic, per te permbushur misionin final. Vllaznia ndjek me pike te barabarta Tiranen dhe sipas ecurise se dy skuadrave kryesuese, java e fundit pritet te jete percaktuese, se cila do te jete kampione e Shqiperise. Por Tiranen dhe Vllaznine i ndjek nga pas Dinamo, e cila mundi ne "Qemal Stafa" 2-1 ekipin e Partizanit. Blute kryeqytetas moren tre pike te cmuara, ne nje ndeshje te tensionuar. Nen drejtimin e Shkelqim Muces, Dinamo nuk perseriti gabimin e ndeshjes se fazes se pare. Ne pjesen e dyte, kampionet ne fuqi realizuan golat e fitores. Barazimi i Partizanit ishte i perkohshem. Gezimi i bluve, si dhe kontestimet e te kuqve, ishin nje tjeter ane e medaljes ne derbin e fundit mes tyre. Kater pike pas dy kryesuesve, Dinamo do te luaje ne ndeshjet e fundit, perballe Vllaznise dhe Tiranes.

Kategoria Superiore

Java e 26-te

Teuta-Shkumbini 1-0

Vila 10'

Partizani-Dinamo 1-2

Babamusta 75'/Bodrusic 68', Poci 76'

Flamurtari-Tirana 1-2

Alvizh 19'/ Memelli 1', 39'

Elbasani-Vllaznia 1-4

Sinani 20', 56', Sukaj 72', 79'/Ahmataj 82'

Besa-Lushnja 2-1

Haliti 33', Progni 56' / Mancaku 45' (og)

Apolonia-Bylis 0-0

Klasifikimi

Tirana 51

Vllaznia 51

Dinamo 47

Besa 40

Shkumbini 38

Besa 37

Teuta 35

Flamurtari 29

Partizani 29

Elbasani 27

Lushnja 25

Apolonia 25

Bylis 23


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›