Renia e lekut, kembimi ne kontroll
Per te frenuar renien e metejshme te lekut ne kembim me valutat kryesore, Banka e Shqiperise ka qene keto kohet e fundit aktive ne treg. Burimet brenda saj njoftojne se, gjate ketij viti, Banka e Shqiperise ka qene aktive, nepermjet operacioneve ne treg per te mos lejuar nje nencmim me te madh te lekut nga sa ka ndodhur aktualisht. Nepermjet ketyre nderhyrjeve eshte injektuar valute ne treg. Por nga ana tjeter Banka Qendrore po merr nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur prej tyre perdorimin e lekut. Perdorimi i monedhes vendase nga operatoret e medhenj te tregut, sigurisht qe do te ndikojne ne rritjen e vleres se saj. "Ne afat te shkurter, Banka e Shqiperise do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne kursin e kembimit, qe te evidentoje dhe te shmange levizjet e crregullta dhe te pajustifikuara te kursit te kembimit, si edhe qe te nxise funksionimin e tregut ne menyre te rregullt" njoftuan burimet zyrtare te Bankes. Ndersa ne afat me te gjate, ky proces eshte i rendesishem per te vleresuar ndikimet e mundshme ne nivelin e cmimeve te konsumit dhe ne treguesit e stabilitetit te sistemit financiar, thekson me tej Banka e Shqiperise ne qendrimin e saj per zhvillimet ne tregun e kembimit. Vendi yne eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare ne tregtine ne vend dhe jashte tij. Kursi zyrtar i monedhes vendase, lekut me valutat e shteteve te tjera percaktohet nga tregu i lire. Por ne fakt tregu vendas i referohet tregut nderkombetar. Mese shumti kembimi i lekut behet me euron, dollarin dhe paundin britanik per shkak te prurjeve ne tregun vendas te ketyre valutave. Ne periudha te caktuara tregu i vendas reagon per efekte sezonale te tilla, si turizmi dhe festat e fundvitit. Gjate veres ne vendin tone vijne shume emigrante, te cilet rrisin oferten per valute, duke ndikuar ne forcimin e lekut. Shqiperia edhe aktualisht mbetet nje vend unikal per masivitetin qe ka perdorimi i valutave te huaja ne transaksione dhe ne kursime. Kjo tendence stimulohet edhe me shume nga te ardhurat qe sjellin emigrantet ne familjet e tyre, te cilat aktualisht plotesojne pothuajse nevojen me te madhe per te ardhura te familjeve shqiptare, sidomos ne zonat rurale. Ne Shqiperi gjithashtu, luhatjet e shpeshta te lekut gjate vitit, me amplituda te medha sezonale kane krijuar nje mjedis kontingjent per eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare ne tregtine ne vend dhe jashte tij.