E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryetarët e degëve, PD zhvillon zgjedhjet në Fier, Selenicë dhe Fushë Krujë

Partia Demokratike po organizon këtë të diel zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë. Procesi i votimit ka nisur që në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë: për degën Fier  1. Gentian Varfi 2. Rrapi Gjika dhe 3. Vladimir Kajolli; për degën Fushë Krujë 1. Agron Loka 2. Aqif Mesi dhe për degën Selenicë 1. Gazmir Beqaj dhe 2. Leonard Rakipaj.

Sipas njoftimit, votimi bëhet sipas parimit një anëtar një votë për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›