E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kongresi i PS, Manastirliu: Pagat e mjekëve do të rriten nga 1 korriku!

    
Ministrja e Shëndetësisë  dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka premtuar se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten sërish. Zonja Manastirliu deklaroi në Kongresin e PS se kjo do të ndodhi pavarësish se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Ministrja tha se rritja do të fillojë nga 1 korriku dhe gjithashtu u zotua se deri në fund të këtij mandati rritja do të shkojnë në 40%.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët.

Do vijojmë t’i rrisim pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë. Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40%” tha zonja Manastirliu.

Ministrja u shpreh se autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet të paguhen sipas performancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›