Kryeministri Rama mbërriti sot në Gjermani, nesër takim me kancelarin Scholz

Kryeministri Edi Rama, sapo ka mbërritur në Gjermani për një vizitë zyrtare dy ditore. Zoti Rama do të ketë zyrtarë të lartë të politikës gjermane. Gjatë ditë së nesërme ai do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Në fokus të takimi Rama- Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, lufta në Ukrainë, si dhe kriza e shkaktuar prej saj dhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e Edi Ramës në Gjermani, e hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”.
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit.
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë.
18.00 – Takim “tete-a-tete” me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.