Kryetari Mustafa ligjëron në Ankara për "Metodat e rigjenerimit urban"

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa po qëndron për një vizitë zyrtarë në kryeqytetin e Republikës së Turqisë, ku përveç takimit që do të këtë me kryetarin, Melih Gokcek, do të marrë pjesë edhe në në Asamblenë e Përgjithshme për Organizimin e Qyteteve, ku do të ligjëroj për “Metodat e rigjenerimit urban – Hapësirat e braktisura pas procesit të rigjenerimit urban”
Kryetari Mustafa ka udhëtuar në Ankara me ftesë të kryetarit të kryeqytetit turk Melih Gokçek. Qëllimi i Asamblesë së Përgjithshme për organizimin e qyteteve në Ankara, është që të shkëmbehen informacione mbi përvojat e qyteteve në lidhje me krijimin e një mjedisi më të mirë urban, praktikat e mira por edhe problemet sfidat. /Indeksonline/