E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në pishinën e Uglarit , Ibrahim Kurteshi

Ibrahim Kurteshi nga Livoqi i Gjilanit ka vdekur derisa po lahej në pishinën e fshatit Uglar. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Imet Rrahmani nga emergjenca e spitalit të Gjilanit.

Rrahmani tha se viktima është sjellur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Sipas mjekëve dyshohet se ai ka pasur të vendosura stenda dhe se ka pasur probleme me zemër.

Kurse Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori i cili e ka mbyllur rastin për shkak se është konstatuar si vdekje e natyrshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›