E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari Rama pershendet Rezoluten

Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama pershendeti dje miratimin e Rezolutes se Parlamentit Evropian ne mbeshtetje te perspektives Evropiane te Kosoves. "Miratimi i kesaj Rezolute eshte shprehje e qarte e mbeshtetjes se Parlamentit dhe Bashkimit Evropian per promovimin dhe zhvillimin e qendrueshem te Kosoves dhe garantimin e shtetit te se drejtes per te gjithe qytetaret e Kosoves", pershendeti Rezoluten kryesocialisti. Gjithashtu Rama ndau te njejten deshire dhe besim me shumicen e Eurodeputeteve qe miratuan dje ne Strasburg kete Rezolute, per t'i rekomanduar edhe pese vendeve te tjera anetare te Bashkimit Evropian (Greqise, Qipros, Sllovakise, Spanjes dhe Rumanise) njohjen e shtetit te ri te Kosoves. "Angazhimi ne procesin e integrimit Evropian te Kosoves, perkrah vendeve te tjera te Ballkanit, eshte shume i rendesishem per zhvillimin dhe prosperitetin e te gjithe rajonit", vleresoi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›