Meta: Votat kunder buxhetit, jo vote politike
Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e ka argumentuar voten e anetareve te keshillit bashkiak te partise se tij per buxhetin e Tiranes, si nje vote jo te politizuar. "Nuk ka pasur dhe nuk ka qendrim politik, apo me sakte te politizuar, te Levizjes Socialiste per Integrim, jo vetem per buxhetin e kryeqytetit, por per te gjitha buxhetet e qyteteve apo te komunave ne Shqiperi", iu pergjigj akuzave per vote politike, kryetari i LSI-se. Sipas tij, problemet ekzistojne me lidershipin e Partise Socialiste, dhe jo me seline roze. Ai siguroi se, me Partine Socialiste jane ne nje qendrim, por jo me lidershipin dhe ata qe ngriten kartonet sic i donte Sali Berisha. "Sepse, problemet e Tiranes, problemet konkrete, ato te Durresit, ato te Korces, ato te Beratit, jane probleme te cilat nuk kane nevoje per t'u politizuar dhe nuk kane te bejne me qendrime te caktuara politike, perkundrazi", nenvizoi Meta. Per sa i perket 29 votave te numeruara nga kryebashkiaku Rama, sipas tij, ndoshta i numeroi sepse ka pasur parasysh edhe dy breshkat qe mban ne zyren e tij. "Por ato nuk jane votuar nga qytetaret e Tiranes dhe nuk jane pjese e Keshillit", theksoi kryetari Meta.
D.D.
D.D.