Paneli dhe baza e akuzave
Nga Osman Metalla
Ceshtja e perfolur keto dite lidhur me projektin e menaxhimit te integruar te bregdetit jugor, te ciles si ne kete kuvend ashtu dhe ne mediat e ndryshme i eshte kushtuar nje vemendje e madhe sidomos nga ana e opozites, eshte nje ceshtje qe po deformohet dhe vazhdimisht ne shume deklarime qe kemi degjuar i largohet te vertetes dhe nuk ben tjeter vecse kerkon te hedhe mjegull mbi ate cka eshte bere nga ky projekt. Projekti i menaxhimit te integruar te bregdetit te jugut, para se gjithash ben mbrojtjen e bregdetit dhe te resurseve natyrore dhe kulturore si dhe eshte nje promotor i nje zhvillimi te qendrueshem per bregdetin shqiptar. Nepermjet ketij projekti percaktohen qarte te gjitha kushtet ligjore dhe teknike te zhvillimit te ketij bregdeti duke harmonizuar me se miri resurset dhe vlerat me zhvillimin. Ky projekt ne esence nuk ka percaktuar asnje njolle te zhvillimit, por nga ana tjeter ka percaktuar qarte te gjithe ato vende ku nuk mund te ndertohet, ku nuk mund te nderhyhet. Nga ana tjeter, ky projekt eshte ne linje dhe me filozofine qeverisese duke i transferuar kompetencat pushtetit vendor, pra nuk eshte Qeveria qendrore ajo qe vendos se ku dhe cfare do te ndertohet, por eshte pushteti vendor ai qe do te percaktoje menyren e zhvillimit ne ato vende te cilat jane percaktuar si te mundshme per ndertimin e infrastruktures se domosdoshme turistike. Ky projekt, nuk u zhvillua mbi bazen e klientelizmit por u hartua ne perputhje te plote me kriteret dhe standardet evropiane te zhvillimit, ky projekt ka per qellim qe te mos perseritet ajo cka ka ndodhur ne plazhin e Durresit, te mos perseritet ajo cka ka ndodhur ne plazhin e Sarandes, por bregdeti i jugut te zhvillohet ne nje menyre te harmonizuar me te gjitha ato resurse qe ky bregdet ka. Une e kuptoj se nuk eshte pak te prishesh ato njolla qe ju kishit vendosur ne 2005, jo vetem qe i kishit vendosur, por seciles njolle mbase i kishit vendosur dhe emrin. Nuk zhvillohet vendi me njerez te njollosur, prandaj nuk keni perse merziteni kaq shume per projektin. Ju nuk ju pelqen mbase qe te vendosen rregullat pasi nje gje te tille po e demonstron dhe kryetari juaj ne qeverisjen qe po i ben bashkise se Tiranes, ku per te ndertuar nje pallat, kerkuesi paraqet dhe studimin urbanistik te zones, studim qe e ben vete dhe po vete percakton dhe kushtet urbanistike, dhe ja dergon bashkise per miratim ne vend qe te ishte bashkia ajo qe duhej te kishte bere studimin dhe te kishte percaktuar te gjitha kushtet urbanistike te ndertimit. Kete ka bere ky projekt, se pari ka percaktuar rregullat, dhe se dyti kompetencat ia ka deleguar pushtetit vendor.
Ju thoni se ka nje raport te panelit te inspektimit te Bankes Boterore i cili nder te tjera ben pergjegjes menaxhimin e projektit per prishjen e ndertimeve pa leje. Se pari, duhet sqaruar se menaxhimi i Bankes nuk perfaqesohet aspak nga njesia e implementimit te projektit apo sic e quajne ndryshe PIU, por eshte vete stafi i Bankes Boterore, ndersa paneli i inspektimit te Bankes eshte nje njesi inspektimi e Bankes, e cila aktivizohet automatikisht sa here qe paraqiten te pakten dy ankesa lidhur me nje aktivitet te caktuar te Bankes. Edhe ne rastin ne fjale, disa banore kane paraqitur nje kerkese ne Gusht 2007 dhe me pas eshte paraqitur nje kerkese e dyte per inspektim nga shoqata e operatoreve turistike te Vlores, dhe menjehere paneli i Bankes eshte aktivizuar per kryerjen e inspektimit.
Ne kete kuader, pas daljes se raportit te panelit, ekipi i menaxhimit te Bankes qe eshte personel i Bankes Boterore dhe jo PIU, ka depozituar pergjigjen e tij ne te cilin sqarohen te gjitha pretendimet qe paraqiten ne raportin e panelit. Keshtu lidhur me prishjet e ndertimeve pa leje, ne paragrafin 28 sqarohet se prishjet nuk lidhen as direkt dhe as indirekt me projektin ne fjale. Prishjet e ndertimeve pa leje jane ndermarre nga ana e Policise ndertimore ne kuadrin e nje programi qeveritar kombetar i cili kishte nisur qe ne vitin 2001 ne perputhje me legjislacionin kombetar shqiptar. Prishjet te cilat referohen ne ankesen e pare nuk kane qene te kufizuara vetem ne zonen e projektit dhe nuk jane shkaktuar apo nuk lidhen me projektin.
Njekohesisht ne nje paragraf me poshte Banka sqaron se prishjet nuk jane bere si pjese apo si rezultat i projektit te zhvillimit te integruar te bregdetit jugor, pasi ky projekt nuk kishte perfunduar akoma. Sic shikohet ne fakt, keto jane probleme qe ekzistojne ndermjet panelit dhe bank management, pra jane probleme qe i perkasin bankes, dhe si rrjedhoje njesia e zbatimit te projektit qendron jashte ketyre problemeve. I vetmi kontribut qe ka dhene banka ne kete kuader eshte asistenca teknike, asistenca ne pajisje apo kualifikimi i personelit te ministrise, apo i pushtetit vendor. Plani i prokurimit te pajisjeve si dhe plani i trajnimeve eshte miratuar qe ne periudhen 2004-2005.
Te gjitha keto argumente hedhin poshte ato akuza te pabaza qe ju beni sot ketu lidhur me njesine e zbatimit te projektit, apo lidhur me perfshirjen e njesise se zbatimit te projektit ne prishjen e ndertimeve te paligjshme. E vetmja baze e ketyre akuzave nuk eshte tjeter vecse ajo cka ka bere ky projekt, pra prishjen e atyre njollave qe kishte percaktuar projekti i 2005, prishjen e planeve per te uzurpuar bregun dhe per ta zhvilluar vetem ne ato njolla, duke i dhene mundesi vetem atyre qe ishin me njolle, pra duke mos dhene mundesi zhvillimi ne asnje vend tjeter jashte ketyre njollave qe i kishte percaktuar qeveria e atehershme dhe qe ne fakt jane njerez afer kryetarit tuaj. Ju nuk e pranoni kete sepse eshte jashte filozofise suaj, ne filozofine tuaj, te drejte per te ndertuar ka vetem ai qe eshte brenda pragut te oborrit tuaj, qe eshte afer kryetarit tuaj, sic dhe po e demonstron ne Tirane ku te drejten per te ndertuar e ka vetem kryetari dhe ai qe eshte me kryetarin tuaj. Te tjeret ta harrojne, nese nuk jane me te ose nese nuk behen pale me te, nuk kane shans. Projekti i zhvilluar nga Banka, pikerisht kete ka eliminuar, zhvillimin klientelist-projekti cel mundesi te gjera per zhvillim te integruar. Une besoj se kjo histori eshte e qarte dhe zhurma juaj nuk eshte tjeter vecse flluska e radhes.
E vetmja baze e ketyre akuzave nuk eshte tjeter vecse ajo cka ka bere ky projekt, pra prishjen e atyre njollave qe kishte percaktuar projekti i 2005, prishjen e planeve per te uzurpuar bregun dhe per ta zhvilluar vetem ne ato njolla, duke i dhene mundesi vetem atyre qe ishin me njolle, pra duke mos dhene mundesi zhvillimi ne asnje vend tjeter jashte ketyre njollave qe i kishte percaktuar qeveria e atehershme dhe qe ne fakt jane njerez afer kryetarit tuaj