E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i BKT-së zgjidhet drejtues i Shoqatës së Bankave

28/01/2011  Zgjedhjet në Bordin Drejtues

Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave zgjodhi kryetarin e ri të saj dhe katër anëtarë të Bordit Drejtues. Asambleja votoi Seyhan Pencapligil, drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare, si kryetar ndërsa Ioannis Kougionas, drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare të Greqisë, si nënkryetar. Këto zgjedhje vinin si rezultat i mbarimit të mandatit të katër prej 5 anëtarëve të Bordit Drejtues. Seyhan Pencapligil zëvendëson në këtë post Gazmend Kadriun. Pencapligil ka qenë në postin drejtues të BKT-së që nga viti 2000. Ai është gjithashtu profesor i jashtëm në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Ai ka qenë Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave në periudhën 2005-2007. Seyhan Pencapligil është 41 vjeç dhe i martuar me dy fëmijë. Ai ka shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe turke. Shoqata Shqiptare e Bankave është një shoqatë jo-fitimprurëse, është organi përfaqësues që kontribuon në formulimin e propozimeve ligjore ose në komitete teknike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si e tillë, ajo ka dhënë kontributin e saj praktik në konturimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore e rregullatore, me anë të së cilës bankat tregtare operojnë në Shqipëri, harmonizimin e legjislacionit ekonomiko-financiar shqiptar me legjislacionin evropian

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›