Projekte rigjenerimi urban për zonat e braktisura
28/01/2011 Në dorë të autoriteteve vendorët, banorëve e subjekteve publike e private
Zonat e braktisura industriale apo edhe zonat urbane që kanë mungesa në shërbime, që kanë ndërtesa të degraduara apo mungesë të hapësirave publike do të përfshihen në programet e rigjenerimit urban. Rregullorja e re e Ministrisë së Punëve Publike për planifikimin e territorit ka përcaktuar si do të bëhet rigjenerimi i këtyre zonave. Sipas rregullores, një autoritet vendor planifikimi mund të realizojë rigjenerimin urban me programe specifike. Programet e Rigjenerimit Urban do të sjellin përmirësimin e kushteve urbane, jetësore, social-ekonomike, mjedisore dhe kulturore të vendbanimeve njerëzore. Programet do të bëhen në bashkëpunim me banorët, subjektet publike e private të interesuara.
Hapësirat
Programet do të zbatohen në zonat urbane periferike e jo të integruara, ku hasen mungesa të theksuara në shërbime, degradim i ndërtesave dhe i hapësirave publike dhe përjashtim social. Gjithashtu përfshihen zonat urbane historike me ndërtesa të degraduara dhe hapësira publike të mangëta, ish-zonat industriale dhe të prodhimit, tërësisht ose pjesërisht të braktisura dhe të degraduara që mbartin ndotje të trashëguar mjedisore, apo zona dhe struktura urbane të braktisura dhe jashtë funksionit. Përzgjedhja e zonave për këto programe bazohet në analiza të problemeve të degradimit social, ekonomik, mjedisor, të përjashtimit dhe shtresëzimit social dhe të vlerësimit të cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturave në një zonë.
Zonat industriale
Madhësia e zonave me përdorim të kategorisë “Industri” varet nga lloji i industrisë, strukturat dhe territoret që nevojiten për të, si edhe nga rregullat e planifikimit territorial të bashkive apo komunave. Përdorimi i tokës për industri, përfshin sipas kësaj rregulloreje parqe industriale, territore të madhësive të ndryshme, të përshtatura për procese industriale të industrisë së rëndë, përpunuese dhe kimike, përfshirë edhe ato për depozitim karburantesh, si dhe parqe industriale të industrisë së lehtë, përpunuese dhe ushqimore, parqe logjistike, zonë e përzier industriale dhe tregtare, nxjerrje dhe përpunim materialesh ndërtimi, si dhe nxjerrje dhe përpunim mineralesh.
Zonat bujqësore
Kjo kategori përfshin zona bujqësore të kultivuara, zona bujqësore jo të kultivuara ose të lëna djerrë, pavarësisht nga boniteti i tokës, apo ato që janë zona nën përmbytje. Gjithashtu përfshihen zona për aktivitete mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë si banim individual me intensitet jo më të lartë se 0.1 dhe parcelë bujqësore jo më shumë se 10%, me kusht që parcela bujqësore të mos jetë më e vogël se 5 000 m2, struktura magazinimi, përpunim produktesh, strehim për kafshët kur këto lejohen me ligj. Në këto zona përfshihen edhe infrastruktura e kullimit dhe vaditjes së tokave bujqësore, përfshirë rezervuarët artificialë dhe rezervatet artificialë të mbarështimit dhe prodhimit të peshkut për furnizimin e tregut ushqimor.
Industritë
Përcaktohet se zona industriale duhet të lidhet me të gjitha rrugët e trafikut të rëndë të jashtëm dhe të shpejtësisë së lartë, në varësi të llojit të aktivitetit dhe treguesve mjedisore sipas ligjit duhet të respektojë distancat nga qendrat e banuara, duhet të rrethohet me breza mbrojtës sanitare, duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që shkarkimet në ajër të mos lëvizin me erën drejt qytetit dhe për këtë duhet të bazohet në trëndafilin e erërave, rrjeti i infrastrukturave të zonës industriale duhet të jetë i pavarur nga ai i qendrës dhe zonës së banuar, duhet të përmbajë edhe zonat dhe zgjidhjet e brendshme për trajtimin e mbeturinave të të gjitha llojeve që shkarkohen nga aktiviteti industrial.
Toka bujqësore
Çdo instrument i përgjithshëm planifikimi që parashikon edhe ndryshim të kategorisë së përdorimit të tokës nga bujqësi, në përdorime të tjera, dhe nga pyll, kullotë, livadh dhe tokë e pafrytshme në përdorime të tjera dhe anasjelltas, sipas kësaj rregulloreje do të shoqërohet sipas rastit me vendim të ministrit, vendim të Këshillit të Ministrave, ose me ligj që garanton ndryshimin e kategorisë së përdorimit të tokës. Procesi i përgatitjes se vendimit ose ligjit kryhet paralelisht me hartimin e instrumentit të përgjithshëm të planifikimit, miratohet para instrumentit të përgjithshëm të planifikimit dhe hyn në fuqi vetëm me miratimin e instrumentit të përgjithshëm të planifikimit.