E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Bashkisë, Gjykata e Tiranës vërteton mandatin e Lulzim Bashës

15-07-2011 / Gazeta 55

Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e dhënë me 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues kandidati demokrat, Lulzim Basha me 93 vota me shume, kundrejt kandidatit tjetër, Edi Rama. Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkisë më të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak. Avokatët e Bashës, që kanë depozituar dy ditë më parë kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet, se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata. “Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”- thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›