PE Chountis Nderprisni konfliktin
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Nikolas Chountis u kërkoi forcave politike të vendit që të angazhohen për përmirësimin e klimës politike dhe të fokusohen tek reformat për të cilat vendi ka më shumë nevojë.
Zoti Chountis tha në një intevistë për Albanian Screen se është e nevojshme që të ndërpritet konflikti elektoral pasi para vendit ka çështje serioze të shtruara për zgjidhje.
Përfaqësues i të majtës në Parlamentin Europian, zoti Chountis tha gjithashtu se shpresonte që në vjeshtë opozita shqiptare të futet në rrugën normale të jetës parlamentare dhe jo në atë të protestave.
“Përtej këtij vendimi duhet të kihet parasysh mirë se ka probleme sociale dhe ekonomike që duhen zgjidhur. Ka momente kur konflikti elektoral duhet të ndërpritet. Këtë e them edhe nga përvoja ime. Sepse këtë herë do të fitojë njera palë, herën tjeter do të fitojë pala tjetër. Unë mendoj se ka gjëra shumë më serioze për t’u diskutuar në Shqipëri.
Unë shpresoj se vera dhe pushimet do të qetësojnë ujërat dhe do t’u japin mundësinë të gjithëve që të reflektojnë në mënyrë më korrekte. Pra, uroj që situata në Shqipëri në shtator të jetë më e qetë, një situatë politike normale dhe që parlamenti të funksionojë plotësisht, në mënyrë që të jepet mundësia për të zgjidhur problemet më serioze.
Aksionet politike duhet të ndërpriten nganjëherë. Sigurisht që ka mendime të ndryshme, po kjo është demokracia. Unë flas edhe nga përvoja e vendit tim, sepse janë problemet ekomomike dhe sociale që duhet të zgjidhen tani”-theksoi Chountis.
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e premte , 15 korrik 2011 )