E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë Lezhë inspektime në njësinë administrative Kolsh

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ishte për inspektim në njësinë administrative Kolsh në Manati, ku vëzhgoi nga afër punimet për asfaltimin e dy akseve rrugore.

Kryebashkiaku Ndreu inspektoi punimet për dy rrugët që do të asfaltohen së shpejti: rruga “Bajraktari” dhe rruga “54”, të cilat do të fillojnë brenda këtij viti.

Përveç këtyre dy rrugëve është duke u projektuar edhe ujësjellësi për Manatin dhe Grykë Manatin.

Gjithashtu, së bashku me banorët, kryebashkiaku i Lezhës inspektoi përroin, i cili shumë shpejt do të përfshihet në një projekt për rehabilitim, duke zgjidhur kështu një problematikë të rëndësishme për banorët e këtyre zonave.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›